E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çamët e SHBA: KE të ofrojë zgjidhje në 2009-ën

Presidenti i shoqërisë për të drejtat e njeriut "Çamëria" në shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ahmet Xhafo, fton qeverinë greke dhe atë shqiptare që t‘u kushtojnë vëmendje të drejtave të minoritetit çam. Kjo shoqatë i kërkon Komisionit Evropian që të gjejë kontaktet e duhura për t‘i dhënë një zgjidhje komunitetit çam. Presidenti i kësaj shoqërie kërkon nga ndërkombëtarët që brenda vitit 2009 të arrihet një zgjidhje mes Shqipërisë dhe Greqisë për të garantuar të drejtat e komunitetit çam. Kjo deklaratë erdhi menjëherë në 60-vjetorin e deklaratës universale të të drejtave të njeriut, e cila u nënshkrua më 10 dhjetor të vitit 1948. Më pak se pesë vjet para nënshkrimit të kësaj deklarate, vendi ku lindi demokracia ka ushtruar dhunë ndaj komunitetit çam dhe në ditët aktuale, qeveria greke ka qëndruar në heshtje dhe e rezervuar për ekzistencën e kësaj popullsie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›