E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD feston sot ditëlindjen e 18-të

12 dhjetor 1990, ku u krijua e para parti opozitare me diktaturën më të egër në Evropë. PD lindi vetëm katër ditë pas shpërthimit të protestave në qytetin "Studenti" dhe u vu menjëherë në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore për liri dhe demokraci. Partia Demokratike është themeluar më 12 dhjetor 1990, ndonëse juridikisht është pranuar si subjekt politik nga Ministra e Drejtësisë një ditë më parë më 11 dhjetor. Para themelimit si forcë politike, kryetar i Komisionit Nismëtar për krijimin e PD-së ka qenë Azem Hajdari, i cili jep dorëheqjen për t‘i hapur rrugë ardhjes në krye të Partisë Demokratike, Sali Berishës i cili jep dorëheqjen në vitin 1992, pasi merr postin e Presidentit të Republikës, ndërsa në vend të tij vjen Eduard Selami. 12 dhjetorit i parapriu Lëvizja Studentore, prijës i së cilës ishte Azem Hajdari. Bashkë me studentët që u përleshën me policinë dhe forcat speciale, u bashkuan edhe intelektualë të shquar, por edhe i gjithë populli që ishte i etur për liri dhe demokraci. Lëvizja studentore u kthye në një revoltë popullore kundër regjimit më të egër. Themelimi i PDSH u shpall në Tiranë më 12 dhjetor në orën 16.00 në një miting historik madhështor, si forca e parë opozitare antikomuniste e demokratike dhe u komunikua programi minimal i PDSH. Disa nga themeluesit e PD-së, të cilët sot janë jashtë skenës politike pohojnë se 12 dhjetorin e përgatitën dhe e sollën edhe demonstratat dhe manifestimet e tjera në Kavajë, Shkodër dhe Tiranë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›