E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, 17 vjet në politikë

PDK feston ditëlindjen e 17-të. Partia Demokristiane, edhe pse e ndarë në dy festa ka kujtuar dje ditën e themelimit të saj. Dy kryetarët, Nard Ndoka dhe Anton Gurakuqi, ndonëse të ndarë në festa të ndryshme kanë trokitur gotat për të kremtuar ditëlindjen e 17-të të Partisë Demokristiane. "Sot e djathta shqiptare nuk ka një identitet të qartë. Nevoja për pushtet dhe privilegje pushteti ka dëmtuar rëndë identitetin e disa partive të dala nga e djathta dhe për pasojë, fatkeqësisht koalicioni i sotëm qeverisës, ka braktisur përfundimisht të djathtën dhe misionin e saj", u shpreh Nard Ndoka gjatë fjalës së tij. Sipas, tij, sot është dita për të deklaruar edhe njëherë publikisht se PDK ka qenë, është e do të mbetet një forcë e qendrës së djathtë. "Ne jemi të vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të krijojmë një pol të ri politik të së djathtës, të aftë t‘u ofrojë shqiptarëve një alternative evropiane moderne, në sinkron me parimet dhe konceptet politike të së djathtës evropiane, çka përbën një zhvillim të ri politik, mjaft të rëndësishëm", theksoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›