E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton kalendarin, nuk përfshihet marrëveshja me Greqinë

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare ka miratur Kalendarin 3-javor të punimeve të tij duke mos futur në të marrëveshjen e ujërave detare me Greqinë. Kështu ratifikimi nga Kuvendi i Shqipërisë i marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë nuk do të jetë në rendin e ditës edhe për 3 javë të tjera.
Kjo marrëveshje ka ngjallur debat kohët e fundit mes maxhorancës dhe opozitë ku kjo e fundit pretendon se në këtë marrëveshje është cënuar rëndë kufiri detar i Shqipërisë.
Ndërkohë seanca plenare po vazhdon me diskutime në lidhje me projektligjin për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG, sha-së".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›