Integrimi në BE, Franca nuk përmënd Maqedoninë
Franca nuk përmend Maqedoninë rreth integrimeve në BE. Alen Zhype, Ministri i jashtëm francez, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Francës, i cili është nën kryesimin e presidentit Nikola Sarkozi, ka shprehur pozicionet e Francës rreth procesit të zgjerimit të BE-së.
Politika e zgjerimit të BE-së ka dhënë kontribut të rëndësishëm për integrimin dhe politikat e stabilitetit në hapësirën Evropiane. Me qëllim që kjo politikë të bëhet kyçe, duhet të jetë e kontrolluar, duke pasur parasysh situatën aktuale në BE, por edhe të bazohet në kapacitetet e secilit vend kandidat, që duhet të vlerësohet rreth kritereve të plotësuara për anëtarësim, sidomos në fushën e sistemit të drejtësisë, thuhet në qëndrimin e shprehur të Francës.
Dokumenti i politikave franceze të integrimit ka përmendur Serbinë, Turqinë dhe Kosovën, Malin e Zi, në planin e integrimit të tyre në BE. Lidhur me Serbinë, Franca mbështet dhënien e statusit të vendit kandidat, por në këmbim të kësaj, të ketë përparime konkrete në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.