E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton ligjin “Per Armet” Rozeta Rapushi

Miratohet vetem me votat e mazhorances, pas debateve te shumta ne Kuvend, projektligji “Per Armet”, qe synon te rregulloje kushtet per blerjen, mbajtjen, prodhimin, tregtimin, shitjen, transportimin e importimin e armeve dhe municioneve brenda territorit shqiptar. Si dhe u lejon te mbajne arme nder te tjere, ministrave, deputeteve, kryeprokurorit, anetareve te gjykatave apo krereve te njesive te qeverisjes vendore, etj. Me 66 vota pro, 56 kunder dhe asnje abstenim, Kuvendi vendosi dje te ndryshoje rregullat per armet ne vend. Deputetet socialiste, e kundershtuan ashper kete nisme ligjore, si te rrezikshme pasi rrezikon te armatose ne menyre ligjore edhe eksponente kriminale. “Ju bej nje thirrje si shkodrane dhe si grua e forte zonja kryetare. Ndalojeni kete ligj se kam frike se do na shtohet dhuna ne familje. Do na ndodhe ndonje ngjarje e do na shtohen vrasjet e grave. Kjo maxhorance ne kete 23 qershor do te ike ne shtepi nga pesimizmi, nga lodhja, ka mundesi duke pasur armen ne shtepi do te ndodhi ndonje fenomen qe do qeshet mbare bota”, - u shpreh deputeti socialist, Paulin Sterkaj. Sipas tij, nuk ka fatkeqesi me te madhe qe gjenden 300 mije arme ne duart e shqiptareve. Por ne replike me te, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me ironi tha se ne fakt duhet bere kujdes, pasi ky ligj i jep mundesi armatosje edhe kreut te opozites. “Ne fakt kujdes duhet te kemi se ky ligj jep mundesi armatosje dhe Edvinit dhe ndoshta une do te propozoja qe te hynte ne fuqi ne 23 qershor ne menyre qe ne hidherim e siper te mos na bej ndonje veprim te pamenduar. Ti Paulin, nuk ben veprim te pamenduar, ti e di qe do votosh per ne”, - replikoi Topalli. Nga ana tjeter, socialistet u ankuan edhe per faktin se sipas tyre, nisma ligjore liberalizon tregun per shitjen e armeve. “Ka dite qe biznesi i armeve mezi pret licencimin miliardave te gjakut, a thua se jemi perpara nje lufte dhe te gjithe ushtare”,- u shpreh socialisti, Arben Isaraj. Por per demokratet, cdo akuze e PS-se, nuk eshte gje tjeter vecse spekulim. “Ky ligj nuk ka lidhje me fushaten zgjedhore, pasi hyn ne fuqi ne muajin gusht, 3 muaj pas botimit ne Fletoren Zyrtare”, - sqaroi demokrati, Osman Metalla. Ndersa Ministri i Brendshem, Flamur Noka, duke folur ne emer te grupit demokrat, shprehu keqardhje per qendrimin e opozites. “Me vjen edhe per te qare kur shoh koleget e mi te opozites qe e shnderrojne veten ne papagaj qe zhurmojne ne boshllek, vetem per t’i treguar kryetarit qe ju e meritoni te jeni deputet per te krijuar nje mjegullnaje ne lidhje me krimin. Me statistika krimi ka ardhur ne ulje te ndjeshme”, - theksoi ai. Sipas Nokes, projektligji sakteson kategorite e armeve, fut nocionin e pronesise private te tyre, arme gjahu apo koleksioni dhe rregullon kushtet e blerjes, mbajtjes, tregtimit dhe ruajtjen e tyre. Ndaj ministri tha se nje ligj i tille do te jete edhe nje ndihmese e madhe per policine. “Me ligjin e vjeter, ka qene me i gjere rrethi i personave per te mbajtur arme. Ju ne 8 vjet, nuk keni bere asgje per te ngushtuar kete rreth. Ju kishit perfshire edhe titullaret e doganave dhe tatimeve. Ne 8 vjet qeverisje, ju vetem keni zgjeruar gamen e individeve. Ne sot e ngushtojme kete rreth. Per fat te mire, zgjedhjet jane ne prag dhe shume papagaj nuk do te jene me”, - u shpreh Noka.

REAGIMI

“Me vjen edhe per te qare kur shoh koleget e mi te opozites, qe e shnderrojne veten ne papagaj qe zhurmojne ne boshllek, vetem per t’i treguar kryetarit qe ju e meritoni te jeni deputet per te krijuar nje mjegullnaje ne lidhje me krimin. Me statistika, krimi ka ardhur ne ulje te ndjeshme”, - u shpreh dje ne Kuvend, Ministri i Brendshem, Flamur Noka, ne mbrojtje te ligjit “Per Armet”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›