Berisha: Ne 4 vitet e ardhshme, hapen 250 mije vende pune
Kryeministri Berisha ka vijuar prezantimin e programin per punesimin. Gjate bashkebisedimit qe ai ka zhvilluar dje me studente dhe pedagoge te universiteteve te Tiranes, kreu i mazhorances ka prezantuar ne menyre me te detajuar programin e kesaj force politike per punesimin, ku ka theksuar se strategjia e shtimit te vendeve te punes, bazohet ne dyfishimin e investimeve te huaja. Kryeministri Berisha eshte shprehur se industria dhe turizmi, jane sektoret kryesore per punesimin e shqiptareve. Gjithashtu ai eshte shprehur se jane firmosur 363 hidrocentrale. Kryeministri u shpreh se ne baze te reformave do te mund te hapen 250 mije vende te reja pune, gjate 4 viteve te ardhshme. “Por ne kete mandat, ne vijme gjithashtu me nje vizion shume te qarte me nje numer shume te studiuar te punesimeve ne bizneset e reja, te punesimit ne bujqesi, te punesimit ne teknologjine e larte, te punesimit ne cdo fushe. Ne jemi te sigurt se keto kater vite do te jene vitet e uljes me te madhe te papunesise ne Shqiperi. Ne jemi te sigurt se ne kater vite, qeverisja e ardhshme do mund te krijoje ne Shqiperi rreth 250 mije vende pune ne te gjitha fushat e jetes”, tha Kryeministri. Me tej, Berisha eshte shprehur se, kater vitet qe shkuan, Shqiperia ia doli te terheqe mbi 4 miliarde dollare investime te huaja, sipas UNCTAD; ia doli te kete mbi 2.5 miliarde dollare investime publike; ia doli te kete rreth 6 miliarde dollare investime private. Ne teresine e tyre jane rreth 12 miliarde investime. Pikerisht fale ketyre investimeve, Shqiperia, ne kohen me te veshtire te krizes ekonomike e financiare evropiane e boterore, arriti te ruaje rritjen ekonomike qe eshte gjenerator kryesor i punesimit. Ne kater vitet qe vijne, punesimin e shqiptareve ne perseri do ta bazojme ne lirine ekonomike. Ne do te bejme gjithcka te zgjerojme lirine ekonomike. Ne i besojme asaj si pasuria e te gjitha pasurive. Ne kete kontekst, qeveria ndermori disa hapa te medha dhe sot vij shume i lehtesuar, si nje nga vendet me pakta qe nuk takson kapitalin dhe kjo perben nje arritje te madhe. Ne kemi ndermarre hapa te tjere shume te rendesishem, vecanerisht ne sektorin e bujqesise, duke hequr cdo lloj takse e tarife per te gjitha llojet e inputeve qe nevojiten per kete sektor, duke besuar se potencialet e ketij sektori jane jo nje e dy, por dhjete here me te medha, sesa potencialet aktuale. Berisha tha se do te bejme gjithcka per ta bere kete vend shume te terheqes per investimet e huaja. Shqiperia eshte sot ne nje stad qe te mund te ndermarre nje nga reformat me te shkelqyera te tregut te punes. Sigurisht, rritja ekonomike eshte gjeneratori kryesor i punesimit, por ajo nuk eshte e vetmja. Studimet kane faktuar ne menyre te padiskutueshme se rritjet ekonomike ne te njejtin nivel mund te kene nivele krejt te ndryshme punesimi. Kriza faktoi se vende me te zhvilluara te botes qe rane ne recesion, nje prej tyre ishte Gjermania, ne nje recesion dy here me te thelle se ai i ekonomise amerikane, papunesia ne ekonomine gjermane levizi me pak se 1 per qind, ndersa papunesia ne ekonomine amerikane u rrit 4-5 per qind, cka do te thote se tregu i punes, ne vetvete, domosdoshmerish duhet te reformohet.
Cilat jane perfitimet tona me marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh qe ka nje ngerc ne kete pike?
Kryeministri Berisha: Se pari, ka nje perfitim shume te madh kredibiliteti. Ju jeni juriste dhe e dini mire qe besimi eshte nje nga gjerat me themelore, ne raportet teresore midis individit dhe shoqerise ne teresi. Marrja e statusit te vendit kandidat e paraqet Shqiperine, para partnereve evropiane dhe boterore, si nje vend shume me serioz, sesa bllokimi i statusit sot. Se dyti, nuk eshte vetem nje perfitim i madh moral. Kjo shoqerohet me ne gatishmeri dhe vullnet shume me te madh per te investuar ne Shqiperi. Ne kater vitet e fundit, ne kemi kapur nga 1 miliarde dollare investime ne vit. Ne vertete kemi bere reforma te thella dhe te gjithanshme, por ju garantoj se nese Shqiperia nuk do te ishte vend anetar i NATO-s, kjo as qe do te ndodhte. Anetaresimi ne NATO ishte nje nga faktoret me percaktues ne rritjen e madhe te investimeve, ne trefishimin e investimeve, gjate ketyre viteve. Me marrjen e statusit te vendit kandidat dhe me hapjen e negociatave jane nje seri projektesh shume te rendesishme te Komisionit Evropian, nga te cilat Shqiperia do te perfitonte. Natyrisht, ne kete proces duhet te kapen standardet evropiane ne infrastrukture dhe ne te gjitha aspektet, por t’i ndihmohesh ne menyre te vendosur nga Komisioni Evropian, per te kapur keto standarde. Gjithashtu eshte nje ndihme e jashtezakonshme per te rinjte shqiptare, te cilet mund te aplikojne me “fee” te leverdishme, ne te gjitha universitetet e vendeve anetare. Po ashtu per punetoret shqiptare, te cilet mund te sigurojne punesim sezonal legal ne keto vende. Ndaj ne e llogarisim integrimin si nje nga faktoret kryesore ne politiken tone te punesimit.
Kemi degjuar qe kreditimi i biznesit dhe i ekonomise ne pergjithesi eshte nje nga politikat ku po punohet me shume per te arritur rezultate pozitive. A ka rezultuar produktive kjo perpjekje? A ka pasur rritje ekonomike si rezultat i kreditimit dhe a ka pasur kjo politike, efekte negative si rritja e inflacionit?
Kryeministri Berisha: Pyetje shume e drejte. Se pari, nuk mund te imagjinohet asnje lloj rritjeje ekonomike pa kreditim. Krediti eshte oksigjeni, kushti jetik i rritjes ekonomike dhe biznesit. Ky kredit ka pasur ritme shume te larta ne vitet 2007- 2008 dhe me pas, sistemi bankar evropian pesoi nje shock te vertete, i cili jo ne likuiditete, por ne disa aspekte te tjera u ndje edhe ne bankat ne Shqiperi. Ne vitin 2008 pati nje terheqje te kursimeve te perkohshme, cka coi ne uljen e depozitave. Cdo vit, depozitat kane pasur rritje dyshifrore. E verteta eshte se kreditimi nuk ka qene ne nivelin e duhur, sepse shumica e bankave jane banka te eurozones. Eurozona per arsye te njohura tashme, ka ngurtesuar shume sistemin e funksionimit te bankave jashte zones se saj. Megjithate mendoj se Banka e Shqiperise ka luajtur nje rol shume aktiv dhe eshte perpjekur te shfrytezoje te gjitha mundesite qe ka si institucion i stabilitetit monetar, me mbeshtetjen qe u ka dhene bankave tregtare ne veprimtarine e tyre. Natyrisht do te donim te kishte edhe me shume kredi per ekonomine. Sikunder, nje mesim nga kjo krize eshte se sistemi bankar duhej te diversifikohej, ne perputhje me monedhat e medha. Krizat ekonomike jane ciklike, jane te pashmangshme, jane shoqeruese te zhvillimit ekonomik ne te gjitha koherat. Mire eshte qe sistemi te jete i diversifikuar. Ne do te bejme gjithcka per diversifikimin e tij.
Zoti Kryeminister, desha te di si ndikon taksa e sheshte nga taksa progresive ne nivelin e pagave?
Kryeministri Berisha: Meqenese jam midis studenteve e pedagogeve te universiteteve, une do t’u referohem studimeve te universiteteve, te cilat keto kohe kane realizuar studime te mrekullueshme, nder me te mirat ne te gjitha koherat. Nje grup i “Oxford”-it ne nje studim te tij ka shqyrtuar veprimtarine e 800 mije ndermarrjeve per dhjete vite me radhe. Ky studim ka gjetur se per cdo dollar te ulur te tatimit mbi fitimin nuk eshte sipermarresi, por eshte punonjesi qe fiton 0.54 per qind te atij nje dollari. Kjo, sepse dollarin qe i ulet nga taksat, sipermarresi e shnderron ne paga, e shnderron ne investime per te zgjeruar veprimtarine e tij. Keto kohe, nje grup i universitetit te “Harvardi”t, por edhe nje grup ekspertesh te Bankes Qendrore Evropiane, kane studiuar me shume interes nivelet e borxhit dhe te taksave dhe shkojne drejt bindjes se taksa e sheshte eshte me e aferta me taksen optimale apo taksen ideale, takse kjo, e cila duhet te nxise zhvillimin e ekonomise dhe jo ta frenoje ate. Taksa progresive eshte nje takse e trasheguar nga shume kohe perpara, nje takse e rekomanduar nga Karl Marksi, ne nenin 2 te Manifestit komunist, ne vitin 1848. Ne te vertete, ajo eshte perdorur gjeresisht ne bote. Kjo takse, se pari, duke vene ne shenjester te pasurit, moralisht polarizon shoqerine. Se dyti, kjo ben qe me i pasuri te marre te shtoje listen e shpenzimeve ne menyre fiktive dhe per t’i shpetuar pageses se taksave, ai do t’i beje ato shuma teresisht pa nje qellim te caktuar, do t’i fshehe. Me e keqja eshte cpunesimi. Ne qofte se ka nje takse qe puneson, eshte taksa progresive. Sipermarresi nuk ka me interes te investoje dhe te rrise biznesin per te paguar per qeverine. Aktin e pare qe do te beje, do t’u thone punetoreve se nuk mund te vazhdoje me tuje, por do te filloje shkurtimin e vendeve te punes. Koncepti eshte: nje qeveri, e cila beson se qytetaret shqiptare dhe Shqiperia zhvillohen duke punuar per permbushjen e interesave te tyre dhe nje qeveri, e cila beson se Shqiperia duhet te funksionoje per qeverine dhe qeveria me pas t’i marre keto te ardhura dhe t’i ktheje ne favore per qytetaret. Kjo eshte nje politike e deshtuar dhe eshte testuar dhe tentuar disa here. Kur filloi kriza, ekonomistet ngriten zerin dhe akuzuan taksat e larta. Me vone, politikanet i anashkaluan dhe perseri po kthehen. Taksa qe nxit me shume punesimin eshte taksa e sheshte. Ne besojme haptazi, se parate jane me te vlefshme ne kontot e qytetareve dhe biznesmeneve, sesa ne kontot e shtetit. Natyrisht, shteti duhet te kete financat e veta, per te kryer funksionet e tij.
Jam shqiptar nga trojet etnike ne Mal te Zi. Kam qene dhe kandidat per deputet ne listat bartese, ne kolone shqiptare. Me intereson nje opinion i juaji ne lidhje me veteqeverisjen lokale te territorit te Malesise se Madhe, komuna e malesise me qender Tuzin. Ju, vitin e kaluar keni pasur nje takim ne Budva, ku keni deklaruar haptazi qe do e perkrahni. Atje po pergatitet nje referendum konsultativ, i udhehequr nga partia ne pushtet. Referendumi do te zhvillohet pikerisht ne territorin ku mendohet se do te themelohet komuna, por, fatkeqesisht, gjate 20 vjeteve, popullsia ka pesuar ndryshim demografik, ka ardhur nje popullsi boshnjake ne vend te asaj shqiptare. Cili ka qene procesi qe ju keni ndermarre ne lidhje me kete?
Kryeministri Berisha: Pavaresia e Malit te Zi ka qene nje interes jetik kombetar i malazezeve, por nje interes jo i vogel i shqiptareve. Une e kam quajtur ate si nje akt qe ka bere me te lire jo vetem qytetaret e Malit te Zi, por edhe Ballkanin, sepse iku dominimi 80 vjecar, i pamerituar, i Serbise mbi Malin e Zi. Se dyti, po ne kete kontekst, nuk kam qene ne favor te komunes se Tuzit dhe kam qene publikisht, po per arsye te caktuara politike. Pas nje periudhe kam mbeshtetur plotesisht komunen e Tuzit, sepse, natyrisht, ti mund te sakrifikosh per nje periudhe kohe te caktuar, por askush nuk ka te drejte morale te te kerkoje nje sakrifice permanente. Ne kete kontekst, edhe qendrimi im ka qene i qarte, kam mbeshtetur krijimin e komunes se Tuzit. Une u kam kerkuar miqve te mi se kjo eshte nje ceshtje e drejte dhe kam marre garancine se kjo ceshtje do te ece perpara, do te shkohet drejt saj. Une kete ceshtje e konsideroj te drejte. Une e mbeshtes ate. Lidhur me problemin e dyte, ceshtja e votave eshte ceshtje votash. Votat kane vetem nje rregull: te pranojme rezultatin. Se cili eshte interesi i qytetareve qe jetojne ne zonen e Tuzit dhe te malesise, ate do ta percaktojne ata, me voten e lire. Besoj se jemi dakord. Ty te uroj te vazhdosh perpjekjet per t’u bere deputet ne parlamentin e Malit te Zi, te mbrosh edhe interesat e votuesve te tu.
Une e vleresoj shume liberalizimin e arsimit te larte, te ndermarre nga qeveria juaj. Doja te dija se cfare frontesh pune, pas diplomimit, u ofron studenteve programi juaj qeverises, per kater vitet e ardhshme. Ne kendveshtrimin tuaj, a ka ndonje perputhshmeri ndermjet degeve qe ofrojne sot universitetet shqiptare dhe nevojave te tregut te punes?
Kryeministri Berisha: Se pari, po te kthehemi ne doktrine, arsimimi eshte nje nga rruget kryesore per te ecur drejt punesimit dhe per te luftuar varferine. Kjo eshte e konfirmuar. Se dyti, dinamizmi ekonomik i Shqiperise dhe zhvillimi i saj, une besoj se ka kapacitete shume me te medha per t’i absorbuar, sesa kapacitetet aktuale qe shkollohen, pra, ka nevoja shume me te medha. Mos harro se edhe kater vjet me pare, ne kemi pasur vetem 3.4 per qind te qytetareve shqiptare ne universitete. Ky ishte nje nivel shume larg nivelit te vendeve te zhvilluara. Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane 32 per qind, mesatarja ne Evrope eshte 25 per qind. Vetem nje ekonomi qe bazohet ose vendoset mbi shinat e dijes eshte ekonomi qe krijon vlere te shtuar. Ne jo vetem qe nuk kemi mbinumer ne universitetet tona, por duhet te vazhdojme te mbajme gjithnje kete ritem. Kjo, se pari, per te mbushur boshllekun qe kishim dhe se dyti, per ta ruajtur ate. Sa i perket programeve, ke te drejte. Sot, ne universitetet tona ka rreth 520 programe. Kjo eshte nje perpjekje shume serioze e trupes akademike te vendit, per t’u pershtatur me kushtet e tregut. Keto nuk jane te gjitha ne perputhje me kerkesat e tregut te punes, por ajo cka duhet dhe cka eshte ne detyren e botes akademike eshte te ruaje dinamizem, te shqyrtoje, nese programet qe vendos, pershtaten me tregun apo nuk pershtaten. Ne teresi pershtaten, por ka prej tyre qe duhet te zevendesohen. Vetem nje sistem arsimor, i cili arrin t’i pershtatet tregut, do te beje te mundur vendosjen e ekonomise mbi bazat e dijes. Se dyti, studimet faktojne se shanset per te diplomuarit per te gjetur pune jane dy here me te medha, sesa te padiplomuarve. Se treti, paga e te diplomuarve eshte gjithnje 50-80 per qind me e larte, se ajo e te padiplomuarve. Nje nga synimet me madhore te ketij procesi eshte se ne nuk synojme vetem punesimin, por ne synojme dhe do te synojme nje pagese me te mire per vendet e punes. Ne kemi udhehequr ne kete drejtim. Ne vitin 2005, pagat ne Shqiperi ishin qesharake. Nje infermiere merrte 15 mije leke dhe duhet te bente tre turne. Ne dyfishuam pagat e mesuesve, te mjekeve, te infermiereve, dyfishuam pagen mesatare. Ne udhehoqem sektorin privat. Sektori privat mund te jete sot para sektorit publik. Ne do te vazhdojme rritjen e pagave, ne menyre qe te ndikojme teresisht qe puna e qytetareve shqiptare te paguhet me mire.