Nishani-politikes: Emra per vendet bosh ne gjykata Rozeta Rapushi
Partia Demokratike kerkoi dje qe anetaret e rinj te gjykatave te kene integritet moral dhe profesionalistet, ndersa per Partine Socialiste, e rendesishme eshte te sigurohet pavaresia e institucioneve. Ky ishte thelbi i takimeve te djeshme te Presidentit te Republikes, Bujar Nishani me kreret e grupeve parlamentare ne lidhje me disa vende vakante te krijuara ne gjykata. Ndonese takimet ishin te gjata, palet politike nuk propozuan emra konkrete. Takimet Nishani i nisi me kreun e grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, me te cilin biseda zgjati rreth 45 minuta. “Ne na intereson integriteti moral dhe profesional i anetareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese. Ne vleresojme praktiken qe po konsolidon presidenti, duke u konsultuar me forcat politike. Kjo eshte ne funksion te mirefunksionimit te ndersjelle te institucioneve” – u shpreh Patozi pas takimit te zhvilluar me dyer te mbyllura. Pas tij, kreu i shtetit u konsultua me kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci. Ne perfundim te takimit Ruci u shpreh skeptik se nuk ka vende vakante ne Gjykaten Kushtetuese. “Nese presidenti dekreton dy vendet bosh ne Gjykaten Kushtetuese, atehere ky do te jete nje hap antiligjor dhe antikushtetues pasi keto dy mandate, perfundojne ne 21 maj te 2013”, - u shpreh Ruci. Ai pohoi se nuk ishte nje konsulte per emra, por per kritere. “Kriteret i percakton kushtetuta. Ajo qe ne shikojme me shqetesim jane dy elemente, qe i paraqitem Presidentit. E para lidhur me nje mandat te Gjykates Kushtetuese, Presidenti i meparshem ka 8 muaj qe ka paraqitur nje dekret per zevendesimin e nje vakante ne Gjykaten Kushtetuese dhe sot e kesaj dite Parlamenti nuk e shqyrton ate. E dyta, per ne nuk ka vakanca sot per arsyen se Gjykata Kushtetuese dhe parlamenti shqiptar, pavaresisht se ne si opozite n e ate kohe nuk kemi qene dakord, ka konsideruar qe keto dy mandate perfundojne ne 21 maj te 2013-es, per te realizuar rotacionin ne Kushtetuese”, - theksoi socialisti. Me pas, kreu i shtetit zhvilloi takime me kreun e grupit te LSI-se, Lefter Koka, kreun e PR-se, Fatmir Mediu, kreun e PBDNJ-se, Vangjel Dule si dhe me kreun e PDIU-se, Shpetim Idrizi. Ne fund te takimeve, Presidenti Nishani fton subjektet e interesuara te paraqesin kerkesat per vendet vakante ne Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese. Bashkebiseduesit shkembyen mendime per rendesine qe ka procesi i zgjedhjes se anetareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese si dhe nenvizuan faktin se ky proces duhet te jete i bazuar ne Kushtetute dhe ne vendimet e Gjykates Kushtetuese. Ne kete kontekst, Nishani ftoi subjektet e interesuara te dorezojne kerkesat e tyre te shoqeruara me nje CV prane Institucionit te Presidentit te Republikes brenda dites se enjte, me 21 mars 2013, ora 24:00.
QENDRIMI
“Ne na intereson integriteti moral dhe profesional i anetareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese. Ne vleresojme praktiken qe po konsolidon presidenti, duke u konsultuar me forcat politike. Kjo eshte ne funksion te mirefunksionimit te ndersjelle te institucioneve” – u shpreh dje pas takimit me Presidentin e Republikes, Bujar Nishani, kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. Palet ne takim nuk folen per emra konkrete per vendet vakante.
REAGIMI
Nese presidenti dekreton dy vendet bosh ne Gjykaten Kushtetuese, atehere ky do te jete nje hap antiligjor dhe antikushtetues pasi keto dy mandate, perfundojne ne 21 maj te 2013”, - u shpreh dje pas takimit me Presidentin, Bujar Nishani, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci. Ai pohoi se nuk ishte nje konsulte per emra, por per kritere.
FTESA PER PARTITE
Presidenti Bujar Nishani fton subjektet e interesuara te paraqesin kerkesat per vendet vakante ne Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese. Ne kete kontekst, kreu i shtetit ftoi subjektet e interesuara te dorezojne kerkesat e tyre te shoqeruara me nje CV prane Institucionit te Presidentit te Republikes. Kerkesa duhet te jete e nenshkruar dhe e skanuar dhe te dergohet ne adresen elektronike info@president.al, deri ne diten e enjte, me 21 mars 2013, ora 24:00.