E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsensus mazhorancë-opozitë për dorëheqjen e Gjon Bardhit

13-04-2012 / Gazeta 55

Mandati i PS
 
Ndryshe nga ndasitë e theksuara për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus raportin e Këshillit të Rregullores, duke njohur kështu dorëheqjen e kandidatit në listën e PS-së, Gjon Bardhi, i cili është aktualisht si i mandatuar në krye të bashkisë së Fushë Krujës dhe zëvendësimin e tij me kandidatin tjetër të listës së Partisë Socialiste, Edison Konomi.
Ashtu siç ishte vendosur në Këshillin e Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve që raporti i hartuar nga deputetët Viktor Gumi dhe Damian Gjiknuri iu drejtua Parlamentit, dokument i cili bazohet në nenin 71 pika dy e Kushtetutës dhe nenin 164 pika 1 dhe 2 e Kodit Zgjedhor.
Këto nene kanë të bëjnë me raportet mes betimit dhe marrjes së mandatit, si edhe afateve të vendosura në Kod Zgjedhor.
Këshilli konsideroi se në të dyja këto nene janë të gjitha hapësirat për ta vlerësuar të rrëzuar mandatin e Gjon Bardhit si deputet. Raporti do t’i drejtohet KQZ-së, për t’i dhënë mundësi në këtë mënyrë Edison Konomit të marrë mandatin e 66-të të Partisë Socialiste në Parlament.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›