Reforma Zgjedhore, Meta: Ja sistemet që pranon LSI
ELBASAN-Kreu i LSI, Ilir Meta deklaroi sot se për sistemin e ri zgjedhor mbështet sistemin proporcional.
“Besoj është e rëndësishme barazia e votës. Baza e sistemit të mbetet proporcional ndaj në këtë drejtim në mbështesim cdo lloj opsioni si atë të kalimit të opsionit proporcional kombëtar ashtu edhe korrektimit të sistemit aktual që është proporcional rajonal”, u shpreh kreu i LSI në një takim me drejtues se LSI.
I fokusuar më pas tek puna për Reformën Zgjedhore, Meta theksoi se LSI pranon një sistem zgjedhor që garanton barazinë e votës.
“Duhet t’i japim fund njëherë e mirë kontestimeve pas zgjedhore”, shprehet kreu i LSI.
Më tej kreu i LSI është shprehur i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e reformës zgjedhore, e cila sipas tij, duhet të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse. "Ne do të përkushtohemi në maksimum për të realizuar një reformë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it duke ndërmarrë hapa konkrete në përmbushjen e standardeve zgjedhore, të cilat duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe transparente", tha Meta.
Ai shtoi se "ne duhet që të përshpejtohemi edhe në reforma të tjera, të cilat janë të domosdoshme. Deri më tani Shqipëria ka krijuar një stabilitet ekonomik, por duhet të tregohemi të kujdessëm për të ruajtur këtë stabilitet sepse i kemi të gjitha kapitalet e nevojshme", ka cituar kreu LSI-së.
Kreu i LSI iu referua konsensusit PD-PS të arritur prej pak ditësh. Sipas tij, nëse marrëveshja politike do të ishte arritur më parë, atëhere Shqipëria do të kishte marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Qëllimi i vizitës së Metes në Elbasan ishte përgatitja e strukturave për zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti në këtë forcë politike. "Qëllimi i zgjedhjeve nuk është vetëm për të konsoliduar strukturat e partisë, por edhe për t'u treguar të hapur në anetarësimin e qytetarëve në LSI ", ka vijuar Meta. Gjithashtu, ai është shprehur se në Elbasan LSI drejton pesë njësi vendore dhe se numri i anetarëve është shumëfishuar pas zgjedhjeve të 8 majit.
Në takimin me strukturat e LSI-se ishte i pranishëm edhe zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto. Gjatë fjalës së tij, Haxhinasto është shprehur se "tashmë ka ardhur koha për të bërë plane për zgjedhjet e ardhshme elektorale dhe për këtë duhet të punohet intensivisht".
(d.b/BalkanWeb)