E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohet gjendja shendetesore e pretendentit te fronit Leka Zogu I

Ne Shqiperi mjeket thane sot se gjendja shendetesore e pretendentit te fronit Leka Zogu I eshte permiresuar.

Mjeket shpjeguan se ai vazhdon te mbahet ne reanimacion per shkak se situata shendetesore vazhdon te mbetet e renduar. Ne moshen 72 vjecare Leka Zogu I vuan nga semundje sistemike pra qe kane prekur funksionet e disa organeve. Ai u shtrua dy dite me pare ne spital dhe po mbahet nen vezhgimin e rrepte te mjekeve.

Sot ai u vizitua edhe nga kryeministri Sali Berisha si dhe presidenti Bamir Topi te cilet shpjeguan se kishin komunikuar me te e shprehen shpresen se do te rimarre veten.

Njoftimi u be publik mbreme ndonese ai ndodhet ne reanimacionin e spitalit neurokirurgjik qe prej pasdites te se martes.

I terhequr prej kohesh nga jeta publike per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore Leka Zogu I u dergua te marten pasdite me urgjence ne nje nga spitalet shteterore te kryeqytetit pasi kaloi nje gjendje te fibrilacionit atrial nje crregullim i funksionimit te  zemres. Njoftimi per rendimin e gjendjes se tij shendetesore u dha vetem mbreme kur u be publik nga mediat.

Perhapja e lajmit detyroi familjen mbreterore te nxirrte nje shpjegim zyrtar e te saktesonte duke ju referuar doktorit te njohur Mentor Petrela shefit te neurokirugjise ku ai gjendet i shtruar ne reanimacion se pretendenti i fronit vuan nga semundje multisistematike pra semundje te zemres dhe te mushkerive.

Leka Zogu I nuk eshte terhequr vetem nga jeta publike por prej vitesh edhe nga ajo politike aktive. Po ashtu edhe i biri i tij Princi Leka i cili ka zevendesuar te atin ne aktivitet te ndryshme publike nuk eshte dalluar per nje angazhim te dukshem politik ndonese forca politike Partia e Legalitetit e cila synon rikthimin e monarkise eshte perfaqesuar edhe ne koalicionin qeveritar me postin e zevendesministrit te Mbrojtjes.

Pretendenti i Fronit beri nje perpjekje te pare per te ringjallur dhe ushqyer idene e monarkise ne fillim te viteve 90. Pas nje jete te gjate ne mergim i larguar nga vendi qe kur kishte vetem dy dite jete ne prill te 1939 ai shkeli per here te pare ne Tirane ne nentor te 1993 me nje vizite te papritur kur u ul ne aeroportin e Rinasit me nje avion privat.

Ai u rikthye perfundimisht se bashku me familjen per te jetuar ne Shqiperi pas 5 vjetesh ne qershor te vitit 2002.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›