Lezhë, aksident i dyfishtë, dy të vdekur dhe tre të plagosur
2 persona kane humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndodhura mbrëmjen e sotme në rrugët e Lezhës. Simon Nikolli, 41 vjeç nga Kallmeti ka humbur jeten pasi automjeti tip benz me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Ndërhyrja e shpejtë e banorëve të zonës kanë bëre të mundur nxjerrjen në kohë të dy pasagjereve të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ndodhi rreth orës 17 në aksin dytësor që lidh fshatin Ishull me superstradën dhe mendohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij. Vetëm pak minuta më voneë një automjet tip furgon ka përplasur një bicikletë ku udhëtonin babë e bir, e për pasojë ka mbetur i vdekur 14 vjecari Nikoll Ademi, ndërsa është plagosur rëndë edhe babai i tij. Aksidenti është shënuar në aksin dytësor që lidh supertradën me fshatin Rrile, dhe mendohet se errësira në rrugë është bërë shkak i këtij aksidenti.