Parlamenti shqiptar kthen ne akt zyrtar marreveshjen pozite-opozite
Ne Shqiperi parlamenti ktheu sot ne nje akt zyrtar marreveshjen e arritur pak dite me pare mes shumices dhe opozites duke votuar per ngritjen e komisionit te reformes zgjedhore e me pas duke aprovuar me konsensus edhe dy nga ligjet qe kerkonin tre te pestat e votave. Marreveshja u pershendet menjehere nga ambasadori i delegacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane Ettore Sequi i pranishem ne seancen e parlamentit. Sipas tij behet fjale per nje proces pozitiv qe do te coje ne realizimin e reformave te rendesishme. Edhe ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth u shpreh permes nje deklarate se ky eshte nje fillim inkurajues.