E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët: Qeveria të gjejë instrumente për uljen e borxhit

Vetëm një ditë pas publikimit të draftit të buxhetit suplementar, ku zotohet se borxhi do të qëndrojë në nivelet aktuale, ekspertët e ekonomisë dhe financave i kërkojnë qeverisë të gjejë instrumentet përkatëse, për uljen e borxhit dhe jo mbajtjen e tij në nivele të qëndrueshme. Ndërsa në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve, ata kanë mendime të ndryshme. Sipas ekspertit Preçi, këto rritje do të ndikojnë drejtpërdrejtë në nivelin e jetesës duke e përmirësuar atë, ndërsa sipas ekspertit Artan Gjergji, rritja e pagave nuk do të ketë efekt pozitiv, por sipas efektit zinxhir ajo do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve, duke zeruar efektin e përmirësimit të jetesës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›