Vendimi, 100 mln lekë për të kompensuar kasat fiskale dhe taksimetrat
Janë 100 mln e 896 mijë e 885 lekë që, sipas një vendimi të djeshëm të Këshillit ët Ministrave, do të shkojnë për kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së kasave fiskale dhe taksimetrave. Nga ky fond do të përfitojnë 5 bashki dhe 10 komuna. Shuma në fjalë do të përballohet nga Fondi i Kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011. Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore do të merren me zbatimin e këtij vendimi.