Gjiknuri Kolegji nuk e ka interpretuar ligjin me korrektesi
Nje dite pasi Kolegji Zgjedhor ka zbardhur vendimin e tij me ane te te cilit rrezon kerkesen e Partise Socialiste per proceduren e rivleresimit te votave te gjetura ne kutine e gabuar ne Tirane perfaqesuesi juridik i saj deputeti Damian Gjiknuri ka bere te njohura edhe arsyet teknike te mosnjohjes se tij. Ne nje konference te posacme per shtyp ai ka folur me hollesi per arsyetimin e Kolegjit ne reference konkrete te te cilit ka konstatuar parregullsi dhe shkelje ligjore. Kolegji nuk e ka interpretuar ligjin korrekt por njekohesisht duke lexuar arsyetimin qe ata kane prezantuar ne kete vendim kemi edhe fakte te tjera shume shqetesuese qe themi se Kolegji ka shkelur rende Proceduren Civile. Ne faqen 11 te vendimit thuhet Merret e mireqene se KQZ-ja ka vendosur te keqyre te gjitha kutite e votimit dhe te vleresoje fletet e hedhura aksidentalisht duke i perfshire ato ne rezultat. Nderkohe si nga procesverbali i seances gjyqesore por dhe nga fakte qe jane te njohura per te gjithe madje dhe Kolegji ka qene ne dijeni KQZ-ja ka hetuar vetem 117 kuti votimi. Pra nuk eshte e vertete. Ka mbi 2000 kuti Bashkia Tirane dhe KQZ-ja hetoi vetem 117 kuti. Pra hapi 117 kuti u shpreh Gjiknuri. Me nje arsyetim te ndertuar mbi kontradiktat e vendimit te Kolegjit Zgjedhor deputeti socialist ka shpallur njeanshmerine e tij dhe paligjshmerine e plote e cila ne kete rast ka sanksionuar padrejtesisht interesat e PS-se. Keshtu edhe referencen e bere nga gjykata ne nenin 45 te Kushtetutes per te drejten e votes deputeti socialist ka gjetur anashkalime dhe keqinterpretime nga ana e gjyqtareve te trupes gjyqesore e per me teper perkime te arsyetimit te tyre me paragrafe te argumenteve te percjella publikisht nga Partia Demokratike. shte shume shqetesuese sesi nje arsyetim politik qe e ka permendur PD-ja kudo gjen vend ne arsyetimin e Kolegjit. Kjo duhet te na shqetesoje sepse eshte nje deklarim i mirefillte politik nuk ka te beje me nenin 45 te Kushtetutes ka shtuar Gjiknuri. Ai e ka hedhur poshte edhe gjykimin e bere se vendimi 709 i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk eshte akt normativ duke u nisur nga fakti se vendimi ne vetvete ka sanksionuar nje norme per te gjithe Bashkine e Tiranes e qe sipas Gjiknurit nuk eshte marre parasysh nga Kolegji. Nisur nga keto premisa te cilat e shohin vendimmarrjen e gjykates ne kundershtim me ligjin dhe ne shperfillje te plote te fakteve dhe te provave perfaqesuesi socialist ka zbardhur me tej edhe shpresen e mbetur te opozites ne gjykimin e Kolegjit per nje kerkese qe ende mbetet per tu shqyrtuar ne daten 13 qershor. Gjithsesi procesi gjyqesor vazhdon thelbi i problemit akoma nuk eshte trajtuar sidomos fakti qe a duhet te quhen keto flete te vlefshme ose jo per tabelen perfundimtare te rezultateve eshte shprehur ai.