ERE: Jo rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët

Qytetarët shqiptarë edhe për tre vitet e ardhshme do të paguajnë energjinë me të njëjtin çmim. Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë ka vendosur të mos rrisë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët të paktën për 3 vjet.
Kështu qytetarët do të vijojnë të paguajnë 7.7 lek deri në 300 kw dhe nëse kalojnë kufirin mbi 300 kw, pagesa do jetë 13,5 lek.
Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë gjithashtu edhe për bizneset.
Asnjërës prej kompanive nuk iu akordua rritja e këkuar, KESH-it iu miratua rritja nga 1.48 lek ne 2.84 lek ,OST nga 0.6 në 0.65 lek ndërsa Cez nuk iu ndryshua tarifa aktuale.
Në takimin që u zhvilluar më datën 30 Nëntor mes ERE-s dhe tre operatorëve, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kërkoi që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë.
Rritje të çmimit të energjisë ka kërkuar edhe kompania CEZ Shpërndareje me rreth 4.6 lekë për kw/orë ose me 0 lekë nëse i falen borxhet që i ka shtetit dhe KESH-it.
Ndërsa Operatori i Sistemit të Trasmetim kërkoi gjithashtu një rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 0.6 lekë në 0.73 lekë më justifikimin se do të investohet në rrjet.