Milot–Morinë, qeveria vendos ta japë me koncesion
15/12/2011 Shndërrimi infrastrukturës, çmimi mendohet të variojë nga 1-10 euro
Këshilli i Ministrave përcakton Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit si autoritetin kontraktues, si ministria që ka bërë shqyrtimin dhe vlerësimin e projektit të propozuar për koncesion mbi bazën e analizës së rentabilitetit, fizibilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare. Ky vendim do të bëjë të mundur fillimin e procedurave për dhënien me koncesion të këtij projekti. Vendimi “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot–Morinë” u miratua gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë. Vendimi erdhi pas propozimit të vetë ministrit të Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për koncesionet”. “Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës Milot–Morinë është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit. Koncesioni do të jetë i formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi). Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit”, - përcaktohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Çmimi i dhënies me koncesion për këtë rrugë mund të variojë nga 1 deri në 10 euro. Vendimi i Këshillimit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve” te kreu “Identifikimi i koncesionit të mundshëm” përcakton detyrimin e ministrive dhe organeve të tjera të administratës për të paraqitur te ministri përgjegjës për ekonominë asetet që propozohen të jepen me koncesion me çmimin simbolik 1 euro. Lista e aseteve plotësohet dhe dërgohet në ministrinë përgjegjëse për ekonominë nga organet e mësipërme çdo 3 muaj. Më pas ministri përgjegjës për ekonominë pas identifikimit të aseteve nga ministritë apo organet e tjera të administratës ia propozon për miratim Këshillit të Ministrave listën e aseteve që do të jepen me koncesion me çmimin simbolik 1 euro.