Kuvendi miraton projektligjin për regjistrimin e popullsisë
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projekt vendimin për të futur me procedurë të përshpejtuar miratim në Kuvend të ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Në seancën e sotme, deputetët kanë votuar projektvendimin e qeverisë, i cili do t`i kalojë për shqyrtim komisioneve përkatëse parlamentare.
Projektligji u miratua me 71 vota pro nga deputetët e mazhorancës pasi opozita nuk mori pjesë në seancën plenare për shkak të bojkotit që ka nisur pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Ndërkohë Aleanca “Kuq e Zi” protestoi sot para parlamentit kundër projektvendimit për regjistrimin e popullisë mbi baza etnike dhe fetare që sipas saj cënon integritetin dhe shkel liritë dhe të drejtat e njeriut.