Qëndrimi zyrtar i PD: PS s’mund të kërkojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve për Tiranën, s’ekzistojnë provat

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti pas shpalljes së rezultatit për Bashkinë e Tiranës ku rezultoi fitues kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha me 93 vota më shumë se rivali i tij Edi Rama. Duke e cilësuar me integritet procesin hetimor të përfunduara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas urdhërimit nga Kolegji për numërimin e të gjitha fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, përfaqësuesi i mazhorancës në KQZ, Njazi Kosovrasti sqaron argumentin ligjor, se përse ky pretendim i socialistëve që mund të vijë në formën e një kërkese ankimore nuk ka karrel ligjor. Këtu ai i referohet edhe dy vendimeve të marra më parë nga Kolegji Zgjedhor të cilat i rrëzuan pretendimet e socialistëve sa u përket pavlefshmërisë dhe mos rakordimit të shifrave. Që të flitet për pavlefshmi të zgjedhjeve duhet që në një qendër ose në disa qendra të shpallura të pavlefshme të ketë prova konkrete për parregullsi, në qoftë se arrihet në këtë konkluzion, pastaj shkohet drejt përsëritjeve të zgjedhjeve.
Të kësaj natyre gjatë procesit për Bashkinë e Tiranës nuk kemi asnjë lloj konstatimi, as një lloj shqetësimi, as një lloj animimi, d.m.th një kapitull i mbyllur ky. Në këtë kuptim ka një përpjekje për t’u marrë me shifrat në mënyrë që të shpallet i pavlefshëm. Për mua problemet me shifrat janë përfundimisht të rrëzuara për dy arsye. Arsyeja e parë është sepse s’ka pas ankimim dhe arsyeja e dytë është për pjesën e dytë të 117-ës është sepse është një gjë e gjykuar nga vetë Kolegji Zgjedhor. Pas këtij arsyetimi, Kosovrasti sqaron si e vetmja ankimim që mund të pranohet nga Kolegji ka të bëjë me operacionin e dytë ligjor të ndjekur nga KQZ-ja.
Lidhur me zbatimin ose jo të detyrimit që gjykata i ngarkoi KQZ-së, për hapjen e të gjitha kutive të numërimit. Këtu përfaqësuesi ligjor i PD-së ndalet edhe në një çështjeje që sipas tij do të përdoret nga PS-ja, ajo e kodit të sigurisë që njihet ndryshe si kodi i pestë.
“I vetmi ankimim që mund të pranohet për t’u gjykuar është të ankohen nëse ka bërë mirë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i urdhëruar nga Kolegji. Pra hapi kutitë e duhura, hapi zarfet që urdhëroi kolegji apo hapi dhe zarfe të tjera, kërkimin e bëri për fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Tentativën për të përbaltur kodin e pestë, problemin e kutitë e dëmtuara e kishin pikësynim të qartë për t’i thënë kolegjit në këtë ditë, ‘mirë ato hapat proceduriale këta i kanë ndjekur siç u the tip por këtë kanë bërë një veprim të jashtëligjshëm, këto kuti i paskan sjellë pa integritet?’”.
Kështu u shpreh përfaqësuesi i PD-së, në KQZ, Kosovrasti.
Dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall fitues kandidatin e mazhorancës, Lulzim Basha me 93 vota më shumë, ndërkohë që Partia Socialiste përmes përfaqësuesve të saj ligjor ka deklaruar se do të ankimojë të gjithë procedurën e ndjekur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke kërkuar pavlefshmëri në disa qendra të votimit.