E Shtunë, 31 Tetor 2026

OK regjistrimit. Pollo: Bazë ligjore moderne

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me shumice votash projektvendimin e qeverise per regjistrimin e popullsise. Ne seancen e sotme, deputetet kane votuar projektvendimin, i cili me pas do t’i kaloje per shqyrtim komisioneve perkatese parlamentare.

Sipas ministrit Genc Pollo, me kete projektvendim po krijohet nje baze te dhenash, nderkohe qe behet korrigjimi i gjithe mangesive te trasheguara prej shume vitesh.

Ai ka theksuar se ligji reflekton ate te 3 viteve me pare. “Nuk kanë të bëjne me gjëra që janë keqinterpretuar apo spekuluar nga personazhe të ndryshëm, ose mediat. Me kete projektvendim kijohet bazë ligjore moderne, jo me speklulime, por shkëputjen e censusit nga listat e zgjedhësve dhe gjendja civile, qe nuk kanë të bëjnë me njëra- tjetrën. Po bëjmë një korrigjim ligjor që eshte trasheguar 11 vjet më parë”- tha Pollo.

Projektvendimi Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit Për disa ndryshime në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 Për rregjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave të ndryshuar u diskutua si pikë e fundit e rendit të ditës dhe mandej u votua me 71 vota.

Ai u kalua me procedurë të përshpejtuar i projektvendimit për regjistrimin etnik e fetar, që sipas ministrit Genc Pollo do të nisë zbatimin në muajin tetor.

Gazeta “Panorama” ne kryeartikullin e sotem boton detaje rreth projektligjit prej 20 nenesh, qe parashikon gjobe deri ne 100 mije leke per te gjithe ata qe mashtrojne lidhur me kombesine dhe me fene e deklaruar.

Menyra e regjistrimit eshte pasuar me debate te shumta dhe kundershtime te hapura nga ana e Aleances Kuq e Zi, qe dorezoi edhe nje peticion me firmat e shume shqiptareve qe e kundershtojne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›