E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS e teproi me bojkotin, duhet të marrë pjesë në Parlament”

28-06-2011 / Gazeta 55

Arben Malaj, deputet i PS-s

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste dhe njëherazi deputeti i kësaj force politike, Arben Malaj, deklaron se “PS duhet të futet në parlament”.
Sipas tij, opozita e teproi me bojkotin dhe se ka ardhur koha për të marrë pjesë në seancë.
“Problemi kryesor është që, PS të marrë pjesë në Parlament. Duhet të jetë aktive aty. Kjo është çështja”, ka deklaruar Malaj.
 Deputeti socialist është shprehur vazhdimisht për thyerjen e bojkotit nga ana e opozitës, por sidoqoftë ‘aksionet’ e tij kanë qenë jo reale në jetën politike të Partisë Socialiste, si dhe thjesht spunto mediatike.
Të vetmit deputetë opozitar që realisht po bëjnë “opozitë” brenda opozitës vazhdojnë të mbeten deputetët Andis Harasani dhe Kastriot Islami. Edhe pse nuk mungon as dëshpërimi i Erjon Braçes...  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›