E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton reformën zgjedhore

Në fillim të seancës plenare, deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaroi votën pro por theksoi se ndryshimet nuk garantojnë barazinë e votës dhe përsëritin historinë e vjedhjes. Dule bëri thirrje për hartimin dhe rishikimit në të ardhmen të të gjtihë kodit.

Ndërsa Deputeti republikan, Fatmir Mediu, deklaroi se kjo është thjesht një marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Sociliste dhe jo një reformë që garanton barazinë e votës.

“Kjo është e 16-ta reformë zgjedhore në Shqipëri, e 16 marrëveshje PD-PS për të krijuar monopol në zgjedhje. Ajo duhet të garantojë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, por nuk e bën, prandaj unë deklaroj votën time kundër”, tha Mediu.

Kjo marrëveshje, tha ai më tej, “ nuk i jep të drejtë qytetarëve të vendosin për të ardhmen, nuk ka barazi në votë. Vota e qytetarit në Konispol nuk është e barabartë me votën e qytetarit në Titanë apo Fier”, shtoi ai.

Bashkëkryetari socialist më komisionin parlamentar të reformës zgjedhore, Daminan Gjiknuri tha se “Sot shënohet hapi i parë që krijon shpresë, por nuk siguron triumf shënohet dhe pyetjes a kemi fituar më shumë më ketë ligj, unë them po. Adresuam pikat më të rëndësishme të rekomandimeve të OSBE. Opozita nuk i arriti të gjithë kërkesat e saj. I dhamë jetë një organi të ri organit të administrimit të zgjedhjeve që ajo që ndodhi mos të përsëritet dhe një trupë e re të ketë mundësi të përgatisë zgjedhjet. Kemi garantuar pjesëmarrjen në listat e zgjedhjeve duke zhdukur listat e manipuluara. Kemi arritur që rezultati të dalë në kohë. Kemi përmirësuar procesin ankimor, që çdo shkelës të mendojë mirë. Kemi llogaritur teknologjinë. Pyetja shtrohet a është gjithçka që kërkoi opozita, jo pasi disa çështja po mbetet varur”,- deklaroi Gjinknuri.

Gjinkuri tha se dilema e madhe është, “A do ketë vullnet Sali Berisha për të organizuar zgjedhjet ë lira dhe të ndershme. Berisha ka të drejtë kur thotë se qeveria do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ai këtë nuk e thotë në aspeketin politik”.

Më tej, Gjinkuri tha se vetëm nga zgjedhjet, shqiptarët do gjejnë zgjidhje. “Sistemi mund të ketë padrejtësi, por për ne si opozitë është se një ligj i mirë zgjedhor krijon premisa më të mira. Vendi ka nevojë për një ligj më të mirë dhe atë po e bëjmë sot. Pa zgjedhje të lira dhe të drejta vendi nuk do gjejë paqe dhe progres.”

Ndërkohë, Kryeministri Sali Berisha, duke përgëzuar konsensusin e arritur mes palëve për ndryshimet në kodin zgjedhor tha se sot “votohet me konsensus një nga ligjet më me rëndësi, ligji i zgjedhjeve, ligji elektoral. Ligj i cili adreson dhe iu jep përgjigje një serie problemesh të evidentuara në testimin e ligjit të mëparshëm edhe ai konsensual. Në dy provat e mëdha zgjedhore u evituan problematika që duheshin përsosur. Ky ligj adreson të gjitha rekomandimet e ekspertëve të shkëlqyer që punuan mbi këtë ligj, kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Berisha u shpreh se, “Ligji pak i vonuar, por më mirë vonë se sa kurrë. Ndodh 10 muaj para zgjedhjeve të ardhshme. Me këtë ligj nuk ka të humbur, fitojnë të gjitha palët”.

Në vazhdim Berisha tha se “zgjedhjet e fundit, të sulmuara nga opozita, u vlerësuan nga ndërkombëtarët dhe se nuk u gjet asnjë provë manipulimi. Çështja e votave të hedhura në kutitë e gabuara, sipas të gjithave praktikave ndërkombëtare cilësohen si të vlefshme”

(11:09) Kuvendi nis seancën plenare, pritet miratimi i reformës zgjedhore

Tiranë - Kuvendi nisi punimet e seancës së sotme plenare me pikën më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në ligjin "Për kodin zgjedhor".

Miratimi i reformës zgjedhore pritet të jetë formalitet pasi dy partitë kryesore kanë rënë dakord për këtë më 11 korrik.
    
Pas shumë debatesh palët politike arritën kompromisin dhe për tre çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore: riformatimi i KQZ-së, procesi ankimor dhe teknologjia e numërimit të votave në zgjedhjet e ardhshme. Sipas marrëveshjes, PD-ja do të marrë kreun e KQZ-së, ndërsa PS-ja do të ketë të drejtë të hapë kutitë.

Kodi i ri zgjedhor që pritet të marrë sot votën në parlament do të aplikohet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, ndërsa zbatimi i tij do të nisë në shtator me formatimin e KQZ-së.

Gjithashtu, në axhendën e sotme parlametare është përfshirë dhe pr/rezoluta mbi veprimtarinë e KQZ-së gjatë vitit 2011, një pikë që pritet të shoqërohet me debate, për shkak të qëndrimit kundërshtues të opozitës gjatë seancës së zhvilluar më herët në komisionin e Ligjeve.
     
Në punimet e sotme të Kuvendit janë të pranishëm dhe diplomatë të akredituar në Tiranë, si ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, ambasadori i OSBE-së, Eugen Ëollfarth.

                                                                                             2012-07-19 10:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›