Shkolla e Magjistraturës shtyn konkursin e pranimit
Shkak për këtë shtyrje të ditës së konkursit është bërë vendimi për të mos lejuar të marrin pjesë në garë ata që janë diplomuar për drejtësi më 2005-2009. Konkursi do të zhvillohet më 22 shtator.
TIRANE- Shkolla e Magjistraturës ka shtyrë me një javë konkursin ku do të përzgjidhen prokurorët dhe gjyqtarët e rinj. Organet drejtuese të kësaj shkolle kanë njoftuar të gjithë të interesuarit, për të vazhduar shkollën e Magjistraturës, se: konkursi i pranimit të kandidatëve për magjistratë, nuk do të zhvillohet ditën e hënë, datë 14 shtator 2009, ora 8:00, por do të shtyhet për në datën 22 shtator 09, ora 8:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Shkak për këtë shtyrje të ditës së konkursit është bërë vendimi për të mos lejuar të marrin pjesë në garë ata që janë diplomuar për drejtësi më 2005-2009. Sipas këtij vendimi studentët që kanë filluar studimet në vitet 2005-2009 e në vijim, kur janë diplomuar si "Jurist" në programin minimal 4-vjeçar, me 240 kredite, pezullohen për të konkurruar për studime në shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2009-2010, deri sa diploma universitare e fituar prej tyre të specifikohet shprehimisht si Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë. Kjo kategori studentësh, të cilët janë regjistruar përpara se të dilte vendimi, duhet të çregjistrohen për vitin akademik 2009-2010 dhe për efekte financiare, meqenëse tarifa që ata kanë paguar për regjistrim nuk mund t'iu kthehet, të përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife regjistrimi për pjesëmarrje në konkurset e pranimit në shkollën e Magjistraturës për vitet e ardhshme akademike.
(s.g/BalkanWeb)