Presidenti dekreton 4 gjeneralë të rinj të ushtrisë
Kandidaturat e propozuara ditë më parë nga qeveria kanë marrë sot aprovimin e kreut të shtetit i cili ka dekretuar 4 oficerë të lartë të ushtrisë. Presidenti aporovoi dhe kërkesën për emërimin në postin e kundëradmiralit, Gervenjin.
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi ka firmosur sot dekretimin e 4 oficerëve të lartë të ushtrisë shqiptare. Kandidaturat e propozuara ditë më parë nga qeveria, pas një bllokimi disa ditor, kanë marrë më se fundi aprovimin e kreut të shtetit, duke kaluar nga grada Kolonel në gradën më të lartë të ushtrisë shqiptare, atë të Gjeneral Brigade.
Sander Lleshi, Abaz Lleshi, Dhori Spirollari, dhe Xhemal Gjunkshi janë gjeneralët e rinj, të cilët do të zënë vendin vakant në familjen e gjeneralëve, ndërkohë që bashkë me ta presidenti ka aprovuar dhe kërkesën për emërimin në postin e kundëradmiralit, Kristaq Gervenjin, i cili aktualisht mban gradën e kapitenit të parë në Forcat e Armatosura Shqiptare.
Mes oficereve të sapoemëruar bie më së shumti në sy emri i zotit Gervenji, i cili ishte edhe hartuesi i marrëveshjes për kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo marrëveshje shkaktoi shumë polemika në shtypin shqiptar. Gazeta Shqiptare ka denoncuar në një seri numrash të publikuara atëherë faktet se si Berisha në prag të vizitës së kryeministrit grek Karamanlis, i fali shtetit fqinje hapësira të konsiderueshme ujore.
(e.n/BalkanWeb)