E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla e Magjistraturës, shtyhet për një javë konkursi

“Kkonkursi i pranimit të kandidatëve për magjistratë, nuk do të zhvillohet ditën e hënë, datë 14 shtator 2009, ora 8:00, por do të shtyhet për në datën 22 shtator 09, ora 8:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve”, thonë organet drejtuese të kësaj shkolle.

Duket se shkak është bërë vendimi për të mos lejuar të marrin pjesë në garë ata që janë diplomuar për drejtësi më 2005-2009. Sipas këtij vendimi studentët që kanë filluar studimet në vitet 2005-2009 e në vijim, kur janë diplomuar si "Jurist" në programin minimal 4-vjeçar, me 240 kredite, pezullohen për të konkurruar për studime në shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2009-2010, deri sa diploma universitare e fituar prej tyre të specifikohet shprehimisht si Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›