Peza sot në festë në 67-vjetorin e Konferencës
Festimet, do të nisin sot e do të përfundojnë agimin e ditës së enjte nën tingujt e muzikës rock. Bashkia e Tiranës, thotë se këtë vit në festë do të marrin pjesë më shumë se 12 mijë vizitorë.
TIRANE-Festa e Pezës, e cila tashmë është kthyer në një traditë nga Bashkia e Tiranës, do të përkujtojë 67-vjetorin e konferencës që mban emrin e saj. Festimet do të nisin sot e do të përfundojnë agimin e ditës së enjte nën tingujt e muzikës rock.
Bashkia e Tiranës, thotë se këtë vit në festë do të marrin pjesë më shumë se 12 mijë vizitorë, duke u bazuar në statistikat e viteve të mëparshme. Bashkia do të vendosë në dispozicion të publikut mjete urbane transporti falas, të cilat do të nisen në orare të përpikta, të shpeshta nga kryeqyteti në drejtim të Pezës dhe anasjelltas
Aktivitetet e ditës në lidhje me festën e Pezës do të jenë të ndara në tri pjesë. Festa do të startojë në orën 10:00, nga tingujt e Bandës së kryeqytetit dhe më pas nga këngët e vallet e Ansamblit "Tirana", artistët e të cilit do të argëtojnë qytetarët nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Akrobatët e Cirkut si dhe klounët do të jenë të pranishëm për të argëtuar me lojëra dhe dhurata fëmijët, një pjesë e rëndësishme të vizitorëve në këtë festë të madhe. Disa animatorë të specializuar do të organizojnë lojëra popullore, ku do të kërkohet pjesëmarrja e të gjithë të pranishmeve për të krijuar kështu një atmosferë të ngrohtë e familjare.
Në orën 18:00 nis dhe pjesa e dyte e festimeve, ku në skenë do të ngjiten këngëtarë të njohur të muzikës së lehtë dhe moderne si: Mariza Ikonomi, "Stine", "Produkt 28", Rosela Gjylbegu, Rezarta Shkurta etj, deri në orën 21:00. Gjatë këtij momenti, përqark vendit ku ndodhet skena kryesore do të ndizen zjarret tradicionale që do të jenë gjatë gjithë natës. Pjesa e tretë është koncerti "Peza on the Rock", i cili starton në orën 23:00 dhe do të zgjasë deri në agim të mëngjesit të së enjtes. Në skenën e hapur të Pezës stafetën do ta marrin grupe rock dhe alternative. Të mirënjohurit nga publiku, "Kthjellu", "Supernova", "Qelbaniks", "K.O.D.Y", "Sunrise" dhe grupe të tjera pop-rock do të performojnë live për disa orë me radhë. Bashkia e Tiranës ka marrë masat që këtë vit të mos mungojnë ambientet e qeta, mjekët dhe tualetet lëvizëse. Ndërkohë për sigurinë e qytetarëve do të merren masa nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Rendit dhe Komunën e Pezës.
(s.g/GSH/BalkanWeb)