E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i PPE-ve, Berisha, vizitë njëditore në Bruksel



Kryeministri Sali Berisha ndodhet në Bruksel në një vizitë njëditore, për të marrë pjesë në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Partive Popullore Evropiane. Në këtë takim të nivelit të lartë do të jenë të pranishëm Presidenti i Këshillit të Evropës, Fredrik Reneinfeldt, Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, si dhe liderët evropianë si François Fillon, Angela Merkel, Jan-Peter Balkenende, Jean-Claude Juncker, Herman Van Rompuy, Andrius Kubillius, Lawrence Gonnzi, Donald Tusk, Traian Basescu, Boyko Borsov, Valdis Dombrovskis, Jadranka Kosor, Mikheil Saakashvili, si dhe zëvendëskancelari i Austrisë, Josef Prell dhe zëvendëskryeministrat e Danimarkës dhe Finlandës, Lene Espersen, Jyrki Katainen. Takimi i PPE u zhvillua mesditën e djeshme dhe u drejtua nga Presidenti i PPE, Wilfried Martens, i cili do të asistohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PPE, Antonio Lopez-Isturiz dhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të PPE në Parlamentin Evropian, Joseph Daul. Axhenda kryesore do të përqendrohet në përgatitjen e problematikës që do të diskutohet në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, i cili zhvillohet paralel me samitin e PPE në datat 29-30 tetor në Bruksel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›