E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Kinë, nënshkruhen 6 marrëveshje ekonomike



Shqipëria dhe Kina firmosën dje 6 marrëveshje ekonomike e arsimore përmes përfaqësuesve të shtetit dhe të biznesit nga të dyja vendet. Marrëveshjet synojnë thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat e ekonomisë, arsimit, telekomunikacionit, industrisë minerare. Marrëveshjet janë përkatësisht: Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin Ekonomik midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës. Marrëveshje për Bashkëpunimin Ekonomiko-Teknik midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës. Programi i Bashkëpunimit Arsimor për vitet 2010-2012 midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës Popullore të Kinës. Memorandum Mirëkuptimi për UMTS/LTE midis Kompanisë Shqiptare Eagle Mobile dhe Kompanisë Kineze HuaWei. Marrëveshje e Bashkëpunimit midis Albtelekomit dhe ZTE Corporation sh.p.k. për projektin MSAN Data dhe Telefonisë së Gjeneratës së Re në Shqipëri. Memorandum Furnizimi të Kromit për vitin 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›