Kuvendi ndërpretpunimet për të ndjekurseancën e GJND-së
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ndërpreu punimet e seancës plenare të radhës për të ndjekur seancën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila shpalli opinionin e saj këshillimor për pavarësinë e Kosovës.
Përmes një monitori të vendosur në sallën e Kuvendit deputetët ndoqën drejtpërdrejtë zhvillimet nga salla e GJND-së, ku u dha vendim pozitiv për Kosovën.
Për të dytën herë parlamenti shqiptar përcjell në mënyrë direkte një moment të rëndësishëm për Kosovën.
Më 17 shkurt 2008 deputetët shqiptarë kanë përcjellë drejtpërdrejtë nga salla e Kuvendit emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
(e.n/ata/BalkanWeb)