E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spikerja gëlltitmushkonjën, dërgohetnë spital

TAJVAN- Mund të ndodhë edhe kështu. Të mbytesh nga një mushkonjë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në television. Eksperienca aspak e këndshme i ka ndodhur një spikere lajmesh në Tajvan. Gëlltitja e pavullnetshme e mushkonjës bëri që jo vetëm vajza të zëvendësohej nga një tjetër spikere, por i shkaktoi asaj reagime azmatike për të përfunduar më pas në spital.

Nga pamjet e transmetuara prej kompanisë së televizionit kinez, një mushkonjë shihet ndërsa fluturon pranë spikeres dhe më pas futet në gojën e saj në mes të edicionit informativ të mesditës. Ajo vazhdon të flasë edhe për disa minuta por një tjetër spikere nxiton të zerë vendin e saj , ndërsa ajo dërgohet menjëherë në spital.
Si dëmshpërblim për ngjarjen, kompania i dha spikeres disa ditë pushim për të rekuperuar forcat. Ndërkohë ekspertët kanë nisur dezinfektimin e studiove për të mos lejuar më një ngjarje të tillë.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›