E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK: Veprimet e ‘bandave serbe’ kriminale

PRISHTINË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet në veri, duke i cilësuar "si kriminale dhe të papranueshme të gjitha veprimet e bandave serbe", raporton Radio Europa e Lirë.

Këto veprime sipas LDK-së, janë nxitur nga institucionet e Serbisë dhe nga strukturat ilegale serbe në veri. Përmes një komunikate për media, kjo parti u ka bërë thirrje strukturave ndërkombëtare të sigurisë, të pranishme në Kosovë, që t'i përmbushin mandatet që kanë, për të ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në tërë territorin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës për durim dhe qetësi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›