Berisha: Basha nënkryetar i PD? Të hapura të gjitha opsionet
TIRANE- Pas Këshillit Kombëtar, i cili zgjodhi kryesinë e re të demokratëve, lideri demokrat Sali Berisha paralajmëroi dje edhe zgjedhje të reja për sekretariatin e PD-së. Lidhur me rezultatin për kryesinë e re të demokratëve, Berisha vuri në dukje se më i votuari i kryesisë së re është i preokupuar tashmë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, por shton se ai i ka të hapura të gjitha opsionet.
“Partia Demokratike është një parti e hapur dhe postet e saj, përfshi edhe postin e kryetarit, në Kongres, janë të hapur për të gjithë anëtarët e vet. Por, dua të jem i sinqertë me ju. Preokupimi më kryesor i kryetarit të Bashkisë janë qytetarët e Tiranës. Më thonë se ai dhe drekën e ha në zyrën e tij, pasi dëshiron që t’i përkushtohet tërësisht Tiranës. Por ai i ka të hapura të gjitha opsionet” - theksoi Berisha.
Kurse për shtyrjen e zgjedhjes së sekretariatit të ri të PD-së, Berisha vuri në dukje se ato do të bëhen pas pushimeve të muajit gusht.
“Brenda PD-së ka pasur, ka dhe do të ketë gjithnjë debat të hapur dhe garë të garantuar. Sapo të mbyllen përfundimisht këto zgjedhje që është data 30 në mos gaboj dhe sapo të rikthehen edhe njerëzit me pushime, sepse njerëzit janë me pushime sepse është kohë pushimesh, do të mblidhet kryesia, do të mblidhet sërish Këshilli Kombëtar dhe do të procedohet me të gjitha zgjedhjet e strukturave. Debate ka dhe duhet të ketë, është normale. PD është njëparti demokratike, që do të thonë definicion i mendimit të lirë”, -deklaroi z. Berisha.
(m.a/GSH/BalkanWeb)