Kuvendi, nuk futet në votim projekti “Biberaj” për ndryshimet në Statut
Demokratët votojnë Statutin e ri të partisë pa ndryshime thelbësore. PD-ja, larg sanksionimit të parimit të zgjedhjes “një anëtar, një votë”
Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Kombëtar të PD-së, 1260 delegatët miratuan ndryshimet në Statutin e PD-së, të cilat parashikojnë përshtatjen e organizimit të partisë me Kodin e ri Zgjedhor. Ndërkaq, grupi i punës për ndryshimet në Statut nuk ka marrë në konsideratë propozimet e anëtarit të Kryesisë Qendrore të partisë, Aleksandër Biberaj, për të përfshirë disa parime demokratike të zgjedhjes së drejtuesve, si dhe kandidatëve për deputetë sipas parimit “një anëtar, një votë”. Në Statutin e ri të PD-së nuk u pranua dhe propozimi i disa anëtarëve të tjerë të Kryesisë Qendrore për ndarjen e posteve partiake nga ato qeveritare.
Votimi
Që në fillim të mbledhjes së Kuvendit delegatëve iu është shpërndarë një projektstatut i hartuar nga grupi i punës i ngritur gati një muaj më parë nga Kryesia e PD-së. Ky projektstatut është prezantuar në Kuvend nga drejtuesi i grupit të punës, Ridvan Bode. Gjatë fjalës së tij Bode është shprehur se në Statut janë bërë përshtatje të organizimit të partisë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që lidhen veçanërisht me sistemin e ri zgjedhor. Më pas delegatët kanë votuar duke ngritur dorën për projektstatutin e ri, duke mos krijuar hapësira për të kundërshtuar apo për të argumentuar propozimet e reja. Madje vetë anëtari i Kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj, u shpreh pas votimit unanim të Statutit të ri se ndryshimet e bëra janë formale. Ai tha se për të marrë fjalën në Kuvend duhet të mblidhte firmat e 15% të delegatëve. Pavarësisht propozimeve të bëra, jo vetëm nga Biberaj, por dhe nga anëtarë të tjerë të Kryesisë së PD-së gjatë këtyre javëve që i paraprinë Kuvendit të PD-së, veçanërisht propozimi për ndarjen e posteve drejtuese në parti nga ato ekzekutivet, rezultuan të dështuara pasi nuk u morën në konsideratë.
Ndryshimet
Ndryshimet e bëra në “Kushtetutën” e demokratëve janë sipërfaqësore, më së shumti lidhen me organizimin e partisë në bazë. Në Statutin e ri është hequr kapitulli që përfshin organizimin e PD-së në bazë të nëndegëve. Ndërkohë që është konceptuar si një organizim në tri nivele, në bazë nga seksioni, grupseksioni dhe dega që shtrihet në çdo rreth të vendit. Më pas, në nivel qarku, funksionon komiteti drejtues dhe më pas vjen organizimi qendror i partisë që nuk parashikon asnjë ndryshim. Përsa u përket propozimeve të bëra për sanksionimin në Statut të parimit të zgjedhjes së drejtuesve të partisë me “një anëtar, një votë”, vetë kryetari i partisë, Sali Berisha, u shpreh se ky përcaktim është i zbatueshëm kryesisht në momente dëshpërimi dhe krizash të një partie politike. Edhe deputetë të tjerë të PD-së, të njohur për mbështetjen e linjës zyrtare të partisë, u shprehën kundër projektit “Biberaj”.
“Ndarja e posteve bëhet sipas nevojës. Nuk është një debat i mbyllur. Por është një vendim politik sipas nevojave të kohës. Propozimet e tjera janë konsideruar të panevojshme për t’u sanksionuar në Statut nga anëtarët e grupit të punës”, - është shprehur anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë, Genc Pollo.
Propozimet e rrëzuara
Sanksionimi i ndarjes së posteve drejtuese partiake nga postet qeveritare.
Sanksionimi i zgjedhjes së drejtuesve të partisë dhe kandidatëve për deputetë nëpërmjet parimit “një anëtar, një votë”.
Kufizimi i mandatit të drejtuesve të PD-së.
Kryetari i partisë të ketë të drejtën e dy mandateve dhe në rast se kandidon për herë të tretë duhet të marrë 3/5 e votave.
Ndërprerja e mandatit të kryetarit të partisë dhe e sekretarit të Përgjithshëm në rastet kur partia humb zgjedhjet.
E drejta e krijimit dhe funksionimit të fraksioneve brenda PD-së.
Themeluesit e PD-së munguan në Kuvend
Me gjithë organizimin festiv në Kuvendin e demokratëve, u vu re mungesa e disa figurave historike të kësaj partie. Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Kombëtar nuk merrnin pjesë bashkëthemelues të Partisë Demokratike, siç janë Besnik Mustafaj, Preç Zogaj apo dhe Spartak Ngjela. Megjithëse kryeministri Berisha, gjatë një deklarate të dielën në mbrëmje nga selia e PD-së, u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të PD-së që të marrin pjesë në Kuvend, duhet se kontradiktat mes palëve kanë sjellë largimin e shumë figurave me kontribute në PD. Ndërkaq, në Kuvend merrnin pjesë një numër i madh delegatësh. Sipas drejtuesve të PD-së dhe të dhënave zyrtare, në Kuvend merrnin pjesë 1260 delegatë.
15 Dhjetor 2009