E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet Xhevdet Ferri nga kreu i QKK-së, rizgjidhet Artan Minarolli



Pas debateve që kanë ndodhur para disa ditësh për kreun e Qendrës Kombëtare Kinematografike ndërmjet katër shoqatave të kineastëve, emra dhe personalitete të kinematografisë, përfaqësues të artit dhe kulturës në vend, është marrë një vendim. Në mbështetje të nenit 100, pika 2 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996 “Për kinematografinë “, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Turizm Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin e z. Xhevdet Ferri nga detyra e Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe emërimin e z.Artan Minarolli në detyrën e Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Shoqata “Lumiere” me kryetar Kujtim Çashkun, Shoqata e Kineastëve e drejtuar nga Muharrem Fejzo, Shoqata e Filmit të Animuar dhe ai Dokumentar, vendosën që në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të çohen emrat e Abdurrahim Myftiut, Bujar Kapexhiut dhe Eno Milkanit. Një tjetër emër i shtohet atyre që kanë propozuar shoqatat e kineastëve për kreun e ardhshëm të Qendrës Kombëtare Kinematografike. Pandi Laço ashtu si edhe Abdurrahim Myftiu, Bujar Kapexhiu dhe Eno Milkani i jepen ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri i cili do t'i propozojë vetëm dy kreut të qeverisë, ai që vendos dhe emëron se kush do të drejtojë qendrën 4 vitet e ardhshme. Shoqata tjetër e cila drejtohet nga Ndriçim Xhepa dhe ku bëjnë pjesë regjisorë e producentë si Gjergj Xhuvani, Artan Minarolli nuk ka paraqitur asnjë kandidaturë për këtë post. Xhevdet Feri vazhdon të jetë në detyrë, me një urdhëresë të Ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferri, deri në momentin kur ky i fundit të ketë propozuar dy kandidatura tek kryeministri që do të bëjë emërimin e pasardhësit të Ferit, ose Ferin vetë. Ankesat dhe pakënaqësitë ndaj rizgjedhjes së Ferit në këtë post janë deklaruar jo vetëm në MTKRS por edhe në shtyp, sepse sipas shoqatave “Periudha 2005-2009 me Ferin kryetar, quhet një cikël i mbyllur”. Xhevdet Feri, edhe pse ka mbaruar mandatin e tij si Kryetar është komanduar edhe për pak kohë në krye të QKK-së. Burime flasin për një rikandidim të mundshëm të tij në këtë post.
Studentët e arteve, vijn me koncerte dhe kryevepra botërore
Në Akademinë e Arteve stina koncertore e iniciuar nga Fakulteti i Muzikës është një aktivitet, që i shërben gjallërimit dhe dinamikës të jetës kulturore e artistike në kryeqytet. Në vijim të saj ajo ka sjellë për publikun një seri koncertesh, të cilat kanë marrë duartrokitjet e publikut, që ka qenë i pranishëm në këto koncerte. Në vijim të tyre në datën 14 dhjetor vjen koncerti i radhës në skenën e Akademisë së Arteve, i cili do të sjellë në skenë studentët Erjola Haka në violinë dhe Ali Nezjaku në piano me pjesë nga Moxart,Bethoven, Amadeus etj. Një ditë më pas një prej historive më të bukura të dashurisë do të vijë me tingujt pianos në koncertin e datës 15 dhjetor. Pjesa “Romeo e Zhuljeta” do të vijë nën interpretimin e studentes Jona Krasniqi në piano, por në këtë mbrëmje muzikore do të ketë dhe pjesë nga kryevepra të tjera botërore. Kështu për publikun do të vijnë dhe pjesë nga krijimtaria e Puçinit, napolitane, aria e Kavaradostit nga opera “Tosca” etj. Për publikun do të vijnë dhe emra të tjerë të studenteve të arteve, si Brikena Burgjia, Ali Nerjaku, Aranit Hoxha, Laura Kushta etj. Mbrëmja e datës 16 dhjetor ka rezervuar të tjera pjesë muzikore dhe operistike. Pjesë nga vepra “Otello” do të vijë nga studenti Roel Llupa, ku do të interpretojë në piano Laura Kushta. E ndërkohë që kjo stinë koncertore për këtë vit do të mbyllet me koncertin e datës 17 dhjetor në skenën e arteve, ku veç pjesëve nga vepra të kompozitorëve botërorë do të vijnë dhe pjesë nga Lola Gjoka, interpretuar nga Blerta Zani. Stina koncertore në Akademinë e Arteve do të rinisë sërish në datën 11 janar të vitit 2010 me pjesë nga opera “Madam Butterfly”, ku në skenë do të vijë tenori i ri Ermald Pepa. Drejtuesit e kësaj stine koncertore janë shprehur se qëllimi parësor për këtë aktivitet ka qenë nxjerrja në skenë e studentëve, pasi askush nuk mund të bëhet artist duke qëndruar në shtëpi, dhe sipas tij studentët duhet të mësohen me skenë. Ata kanë vlerësuar performancën e pjesëmarrësve në koncerte e realizuara gjatë kësaj stine koncertore dhe thonë se në syrin e akademikëve, kjo stinë rezultoi mjaft e suksesshme.

14 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›