Vendimi per bojkoti, debate ne PS
Partia Socialiste, prej fillimit te sesionit te ri parlamentar, ka bojkotuar Kuvendin e Shqiperise. Vendimi eshte marre, nje dite perpara nisjes se punimeve te Parlamentit, nga grupi parlamentar socialist. Ky vendim ka sjelle debate dhe perplasje te shumta publike, si dhe brenda bazes socialiste, ne forumet e saj. Gjithcka nisi nga punimet e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku u miratua paketa "Rama" per mosnjohjen e zgjedhjeve, por qe nuk parashikonte ndonje pike, per bojkotin e Parlamentit dhe marredhenie te kushtezuar me te. Por, kjo gje eshte bere e ditur ne Kongresin e Jashtezakonshem te PS, me 29 gusht. Me ane te nje kerkese te delegateve te Tropojes, ku kerkohej kushtezimi i marredhenieve me Kuvendin, sebashku me paketen "Rama", u votuan ne bllok per miratimin e tyre. Ky vendim u shoqerua me debate nga ata qe njihen si kundershtaret e kryesocialisti ne detyre, Rama. Kushtet dhe vendimi per bojkot iu deleguan si pergjegjesi qe te percaktohej nga Kryesia. Kryesia vendosi midis debatesh te shumta bojkotin e kushtezuar, e me pas u votua dhe nga grupi parlamentar socialist.