Berisha apel qytetarëve: Aplikoni për kartat e identitetit
/>Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u bëri dje "një thirrje dhe apel të gjithë qytetarëve shqiptarë mbi moshën 18 vjeç, që të shkojnë dhe të aplikojë për marrjen e letërnjoftimeve".
"U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës se marrja e kartave të identitetit është absolutisht një moment i veçantë për secilin prej nesh, sepse ne marrim një dokument, një letërnjoftim të njëjtë dhe ndër më modernët në të gjithë Evropën. Para kujtdo që e paraqesim letërnjoftimin, ne prezantohemi si qytetarë me një dokument identifikimi të denjë për ne", u shpreh Kryeministri Berisha. Në 12 janar të këtij viti, qytetarët shqiptarë do të aplikojnë për marrjen e kartës së identitetit, një dokument shumë i rëndësishëm dhe ndër më modernët në të gjithë Evropën, konfirmoi drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme, Armand Teliti. "Pajisja e shqiptarëve me kartat e identitetit, veç të tjerash, është edhe një garanci për përpilimin e saktë të listave për zgjedhjet e ardhshme, si një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Teliti.
Sipas tij, aplikimi për pajisjen me kartat e identitetit, do të bëhet pranë zyrave respektive të gjendjes civile, duke filluar së pari me Tiranën.