PR kërkon koalicion të përbërë të së djathtës
/>Republikanët e gjejnë veten në koalcionin e madh të PD-së. Sistemi i ri zgjedhor ka përvijuar tashmë edhe taktikat e reja elektorale nëpërmjet të cilave partitë do të përpiqen të maksimizojnë përkthimin e votës së qytetarëve në mandate deputetësh.
Për republikanët një koalicion i gjerë i partive të djathta dhe të qendrës, është strategjia e duhur për të mos humbur asnjë votë. Sekretari i përgjithshëm i PR-së Aleksandër Garuli deklaron se koalicioni i përbërë jo vetëm favorizon të djathten, por edhe krijon mundësi për mbijetesën e partive të vogla. Politikanët dhe ekspertët kanë pranuar që në fazën fillestare të diskutimit të sistemit zgjedhor, se proporcionali rajonal është një sistem që favorizon dy partitë e mëdha dhe koalicionet , por penalizon partitë e vogla për shkak të pragut të larte që kanë shumë rajone të vendit.