Kuvendi rinis punimet, PS bojkoton sërish seancën
Kuvendi nis sot punimet pas një ndërpreje prej afro 6 javësh për shkak të angazhimit të deputetëve në fushatën e zgjedhjeve lokale.
Partia Socialiste ka vendosur dy ditë më parë në mbledhjen e grupit të mos jetë e pranishme në të gjitha aktivitetet e Kuvendit si në komisione ashtu dhe në seanca, deri në pritjen e një vendimi nga Kolegji Zgjedhor për rezultatin e Tiranës.
Në rendin e ditës Kuvendi ka sot për miratim disa ratifikime marrëveshjesh dhe miratimin e projektrezolutave mbi veprimtarinë e disa institucioneve që varen nga parlamenti.