Vrasja në Shijak, autori: Vrava personat e gabuar
DURRES- Policia e Durrësit ka arrestuar në orët e para të mëngjesit autorin e vrasjes së dyfishtë, ne Shijak. Sipas te dhenava paraprake te policise, ai eshte 25 vjecari Emiliano Pema, i cili ka deklaruar se shenjestra ka qene e gabuar, pasi u kishte zene prite e me pas ka ekzekutuar personat e gabuar.
Autori ka thene ne polici, se makina me të cilën udhëtonin të rinjtë e ekzekutuar, ishte e njëjtë me atë të personave me të cilët ai kishte pasur një sherr të castit.
Pas sherrit, ai u zuri prite ne oret e mbremjes 4 të rinjve dhe qelloi me bresheri automatiku ne drejtim te mjetit tip fuoristradë me të cilën ata udhëtonin.
Nga te shtenat gjeten vdekjen 20-vjeçari Maringlen Abdullai dhe 23 vjeçari Blerim Kërtalli dhe mbeten te plagosur 29-vjeçari Altin Abdyli dhe 33-vjeçari Altin Ibrahimi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:50 në vendin e quajtur “Katër Rrugët e Shijakut” dhe fillimisht u deklaruar se gjithcka ndodhi per larje hesapesh.