E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e PS

TIRANE- Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtoje sot kërkesën ankimore të paraqitur nga Partia Socialiste, per mosshpalljen e tabeles se rezultatit paraprak ne njesine bashkike numer 5, KZAZ, 49 dhe tabeles perfundimtare per garen e Tiranes.

Kërkesa u bë një javë më parë kur KQZ nuk futi në rend dite një projekvendim të paraqitur nga socialistët për këtë çështje.

Bëhej fjalë pikërisht për rezultatin e kutisë së fundit, nga numërimi i së cilës kandidati i PS-së për kry etar bashkie, Edi Rama, rezultoi ne krye te gares me 10 vota avantazh.

PS ka ankimuar edhe rezultatin final te shpallur nga KQZ, qe nxjerr ne krye te gares dhe kryetar te ardhshem te Bashkise se Tiranes, kandidatin demokrat, Lulzim Basha. Pas numerimit te votave hedhur e kutite e gabuara, Basha doli ne krye me 81 vota me shume se rivali socialist, Rama.

Mesohet se të premten Kolegji Zgjedhor merr në shqyrtim ankimimin e PS për të rrëzuar poshtë aktin e numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›