Kuvendi rinis punën, opozita nuk do marrë pjesë
TIRANE- Pas nje nderprerje disa javeshe per shkak te angazhimeve te deputeteve ne fushaten e zgjedhjeve vendore, Kuvendi do te rinise sot punimet.
Rifillimi i punimeve do te behet pa pranine e deputeteve socialiste, te cilet kane njoftuar se nuk do te jene pjese e punimeve. Vendimi eshte marre ne mbledhjen e grupit te PS-se, ne shenje proteste ndaj vendimit te KQZ per shpalljen e fituesit per bashkine e Tiranes.
Partia Socialiste ka vendosur keshtu të mos jetë e pranishme në të gjitha aktivitetet e Kuvendit si në komisione ashtu dhe në seanca, deri në pritjen e një vendimi nga Kolegji Zgjedhor për rezultatin e Tiranës.
Në rendin e ditës Kuvendi ka sot për miratim disa ratifikime marrëveshjesh dhe miratimin e projektrezolutave mbi veprimtarinë e disa institucioneve që varen nga parlamenti.
Keshtu pritet miratimi i projektligjit Për ratifikimin e marrëveshjes ISTISNAA ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan.
Nje tjeter projektligj qe pret miratimin, sipas rendit te dites edhe edhe projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për zgjerimin e përfaqësimit dhe të pjesëmarrjes si dhe për zgjerimin e autoritetit investues të fondit.