Sazan Guri Berisha me vodhi votat dhe idene e emrit Aleanca per Qytetarin

Sazan Guri aktivist ambientalist dhe pjesemarres ne zgjedhjet e fundit me Partine Aleanca Ekologjike Europiane shfaqet i zhgenjyer per eksperiencen e tij elektorale. Sipas tij votat e kesaj partie jane vjedhur nga aleatet e medhenj PD e Berishes dhe LSI e Metes nderkohe qe partive te vogla nuk u eshte lene hapesire as per te marre pjese ne vezhgim. Guri shfaqet teper kritik edhe ndaj liderit te koalicionit kryeministrit Sali Berisha i cili sipas tij vjedh idete e aleateve te vet e i perdor ato ne fushaten e PD-se ne menyre arrogante e pa i pyetur ata.
Zoti Guri Me cperfundime dilni ju dhe forca qe ju drejtoni pra Aleanca Ekologjike Europiane nga keto zgjedhje lokale ne te cilat ju hyte ne koalicion me Aleancen per Qytetarin e drejtuar nga PD e Sali Berisha
Negative. Dhe skandali i pare i madh i ketyre zgjedhjeve ishte abuzimi flagrant pa pike turpi nga komisioneret me partite e vogla mu perpara tabelave elektronike.
Votat e partise Aleanca Ekologjike Europiane AEE jane vjedhur hapur fare duke qene tjeter numer ne tabelat elektronike te numerimit ne qendrat e votimit ne te gjithe vendin e tjeter ne procesverbalet qe firmosnin komisioneret.
Komisioneret praktikisht shihnin numrat benin llogarite per partite e medha dhe pastaj kercisnin pazare te tipit Ne Diber PD-ja ka dale dobet. I duhen kaq vota ia marrim AEE-se Apo votat e AEE-se ia kalojme LSI-se Ne Vaqarr na duhen kaq vota etj. Une vete personalisht kandidova per ne keshillin bashkiak te Tiranes. Po pres rezultatet perfundimtare por ka gjasa te mos kem fituar.
Po perfaqesuesit e partise suaj a paten mundesi te vezhgojne nga afer procesin dhe te ankoheshin ne lidhje me keto shkelje
Shumica e atyre qe ishin protagoniste ne garen e votimit si parti te vogla nuk e paten te drejten te kontrollonin rezultatin e vet gjate numerimit me pretendimin se duhej leter nga KQZ-ja. Nderkohe qe kjo kerkese nuk eshte e percaktuar ne ligj. Ne ligj thuhet pak a shume se mjafton qe personi i nominuar te kete nje kopje nga KZAZ-ja perkatese dhe jo KQZ-ja dhe ai mund te ndjeke procesin zgjedhor te vetvetes bashke me kandidatet perkates. Por ne nuk lejoheshim nderkohe qe kandidatet nga partite e medha u lejuan. Per ne ligji u shkel. Nderkohe ligji gjithashtu nuk e permban te drejten per tu ankuar. Me ligj kutite mbyllen dhe nuk hapen me. Dhe ske ku e gjen te drejten.
Ju vete personalisht mundet te keqyrnit nga afer
Une munda te shoh vetem ne nje qender votimi ne Lushnje meqe nje nga komisioneret ishte nxenesi im. Por i thashe Po pse meqe jam profesori yt duhet te futem dhe jo ne baze te ligjit
Sa vota mendoni se keni humbur ne kete menyre duke ua marre partite e medha
Nga matjet qe kemi bere ne gjithe Shqiperine kemi humbur pa frike 80 te votave tona. Kemi marre vetem 20 te atyre qe na takonin. Fituam 7 keshilltare bashkiake ne Diber Kukes Has Lushnje Lezhe Orikum dhe Gramsh dhe po keshilltare edhe ne 20-25 komuna ne gjithe vendin.
Pse nuk keni folur publikisht me pare per keto shkelje
Kam kerkuar ti bej menjehere publike keto probleme duke organizuar edhe nje konference per shtyp per te gjitha mediat por nuk pati interesim nga ato. Ne kete menyre kam vendosur edhe une te distancohem per ca kohe nga mediat.
Pse zgjodhet te beheshit pjese e koalicionit Aleanca per Qytetarin
Per arsyen e thjeshte se koalicioni i majte e kishte nje parti te gjelber. Por une nuk bera fushate te perbashket me te djathtet. Me 9 maj une do te isha vetvetja si nje parti e qendres se djathte si nje levizje e gjelber edhe ne opozite me pushtetin kur flitet per ceshtje madhore mjedisore te vendit.
Po kjo me sa duket pak paska pasur rendesi per nje kryeminister qe edhe emertimin Aleanca per Qytetarin e ka kopjuar nga ne.
Pse mendoni qe e ka kopjuar nga ju
Zoti Berisha ka qene i ftuar dhe pjesemarres ne Kongresin Nderkombetar te Mjedisit qe AEE nismoi dhe zhvilloi nga 7-14 mars te ketij viti. Atehere termi Aleanca per Qytetarin me te cilen doli ne zgjedhje koalicioni i djathte nuk ekzistonte. Ne ne kongres kishim vene nje poster te madh me emertimin Europian Green - Log Qytetar. Sali Berisha e ka marre aty shtysen me gjasa. Nuk eshte ndonje cudi se ai ka kopjuar dhe perdorur mjaft ide te te tjereve keto vite pa na dhene te drejten e autorit.
Pretendoni se mund tju jene vjedhur ide te tjera prej Kryeministrit Berisha
fare nuk ka marre Dhe i ben lehtesisht te tijat. Por nese dikur nepermjet keshilltarit te tij Besnik Aliaj na falenderonte publikisht ka qe nga viti 2005 merr dhe shfrytezon idete tona dhe i paraqet si te tijat pa na thene as faleminderit. Per shembull ka perdorur idete ne projektet qe ne kemi derguar ne qeveri mbi menyren e riciklimit te mbetjeve urbane shfrytezimin e lumenjve mbi turizmin etj. Po le te mos i futemi keqperdorimit qe po iu behet ketyre ideve ne praktike. E leme per nje tjeter here kete.