Shpronësimet në Fier, banorët të pakënaqur
Dhjetra fermerë të komunës së Levanit kanë protestuar sot për shkak të vlerës së ulët të shpronësimeve, në pjesët ku do të kalojë autostrada Levan- Vlorë. Ata kërcënojnë me bllokim te punimeve nëse toka nuk vlerësohet me çmimin e komunave fqinje.
FIER- 80 familje, në komunën Levan të rrethit të Fierit, nuk kanë përfituar dëmshpërblimin nga shpronësimet e tokës ne autostradën Levan- Vlorë. Paraditen e sotme ata kanë protestuar para godinës së komunës dhe mandej në afërsi të tokës së tyre, ku po kryhen punimet për ndërtimin e autostradës. Sipas tyre ata janë lënë jasht skemës për 1.600 lekësh të reja për metër katrorë dhe u është deklaruar se toka e tyre do të shpronësohet me një çmin prej 350 lekësh të reja për metër katror edhe pse sipërfaqa e saj ndodhet në të njëjtën zonë. Banorët janë shprehur se nuk do të lejojnë ndërtimin e autostradës në tokën pronë të tyre, derisa shteti të heqë dorë nga ky qëndrim fyrës dhe tallës.
Një javë më parë ishin banorët e komunës Frakull që protestuan kundër vendimit të qeverisë për çmimin e shpronësimit për tokën e tyre ku do të kalojë autostrada Levan- Tepelenë ku edhe ata u shprehën se nuk do të lejojnë ndërtimin e kësaj vepre me çmimet qesharake të tokës ku kanë ndërtuar jetesën e tyre. (a.r/news24/balkanweb)