Kuvendi serb, simbolik
Per shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, kuvendi serb eshte nje organ me shume simbolik, sesa qe mund te kete ndonje funksion, dhe nuk do te mund te ndikoje ne ndryshimin e realitetit ne kete pjese te Kosoves. "Planifikoj te shkoj se shpejti ne veri te Kosoves, por kam nje axhende shume te ngarkuar. Sidoqofte, do te shkoj atje te flas me njerezit dhe besoj se do ta levizim gjendjen perpara, ngase injorimi i gjendjes ekzistuese nuk eshte zgjidhje", theksoi Zannier.