E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita, thirrje per plane konkrete

Ne anen tjeter, opozita u beri dje thirrje institucioneve vendore dhe atyre nderkombetare qe te dalin me plane konkrete per veriun e Kosoves dhe integrimin e pakices serbe. Ardian Gjini, shef i Grupit parlamentar te AAK-se, thote se zhvillimet e tilla ne veri te Kosoves ndikojne ne destabilizimin e Kosoves, ndikojne ne vete procesin e njohjes se Kosoves si shtet dhe ne zhvillimin e pergjithshem. Ndaj, ai kerkon qe te dilet me plane konkrete per kthimin e kushtetutshmerise ne kete pjese te Kosoves. "Duhet te kete plan tani. Duhet qe institucionet, te gjithe njerezit e Kosoves te mendojne dhe keto struktura nuk duhet te legalizohen assesi. Duhet te tregohet qarte se jane institucione jolegjitime, jolegale, te cilat krijojne pasiguri dhe ndasi ne Kosove. Mendoj se ne te ardhmen, ne bashkepunim me bashkesine nderkombetare, detyrimisht duhet te prodhohet nje plan per kete ceshtje", tha Gjini.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›