E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi shtyn me 15 ditë Komisionin e Reformës Zgjedhore

Salla e Kuvendit te Shqiperise Tiranë, 30 Tetor, 12:42, NOA - Parlamenti i Shqipërisë, ka vendosur që për herë të tretë të shtyjë afatin e Komisionit të reformës Zgjedhore. Gjatë seancës së sotme në Kuvend, është kërkuar dhe miratuar shtyrja e këtij komisioni. Komisioni për Reformën Zgjedhore duhej që ditën e sotme të përfundonte afatin e tij, por do të vazhdojë punën deri më 14 Nëntor. Vendimi është marrë në seancën e sotme parlamentare të radhës. Deputetët e të gjitha palëve votuan gjatë seancës për shtyrjen e afatit të Komisionit Parlamentar të Reformën Zgjedhore. Shtyrja e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka marrë plot 81 vota pro, shtatë kundër dhe dy abstenime, deputetët shtynë me 15 ditë me shumë afatin e Komisionit. Ky Komision i posaçëm për Reformën Zgjedhore do të përfundojë punën e tij më 14 nëntor. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›