Genc Pollo rikthehet në shtëpinë e vjetër
Nëntë vjet ndarje dhe distancë mes njëri-tjetrit, por që dje u finalizua me shtrëngim duarsh dhe njësim të dy partive të djathta. Lideri i PD-së, Sali Berisha, dhe ai i PDR-së, Genc Pollo, lajmëruan nisjen e procesit të shkrirjes në një parti të vetme. Para mediave të grumbulluara në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, Genc Pollo u shpreh: “Periudha e divergjencave të vitit 1999-2001 është një kapitull i mbyllur". Për kreun e demokratëve Berisha, ky është lajmi që e prisnin anëtarët, simpatizantët dhe shqiptarët. Por duket se bashkimi i Berishës dhe Pollos dhe shkrirja e dy partive ka si qëllim edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, fakt të cilin nuk e fshehu as lideri Sali Berisha. "Nuk mund të injorohet se si vit elektoral, bashkimi përbën një domethënie të rëndësishme edhe në zgjedhjet e ardhshme", - theksoi z. Berisha. Sipas marrëveshjes së djeshme, procesi i shkrirjes nis që sot dhe do të mbyllet në mars të 2009-ës. Ky proces do të zhvillohet paralel me zgjedhjet brenda PD-së dhe do të shtrihet nga baza deri në qendër. Genc Pollo nuk e fshehu faktin se ideja e bashkimit ishte e kryetarit të PD-së. Procesi do të ndiqet hap pas hapi nga Astrit Patozi për demokratët dhe Tritan Shehu nga reformatorët. Kreu i partisë më të madhe të djathtë, Sali Berisha, e përshëndeti këtë marrëveshje që sipas tij, s’kishte si të ndodhte ndryshe mes dy partive simotra. “Ky bashkim është i mirëpritur, jo vetëm nga forcat e djathta, por edhe nga të gjithë shqiptarët si dhe Partitë Popullore Evropiane. Ky lajm pritej edhe nga partitë simotra që qeverisin sot në 16 vende anëtare të BE-së. Ishte pikërisht ky lajm që kryesia e Partisë Popullore Evropiane priste nga partitë tona”, - tha z. Berisha. Ai shtoi se bashkimi i këtyre dy forcave politike ka në bazë kontributet e rëndësishme dhe vizionin e përbashkët, vizion i cili në Shqipëri faktohet si një vizion i madh suksesi. Sipas Berishës, faktohet me hapat e mëdha në drejtim të integrimit të vendit në NATO dhe BE, faktohet me arritje të mëdha në konsolidimin e normave dhe standardeve demokratike, lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Ai vuri theksin mbi faktin se bashkimi do të ndihmojë për suksesin në zgjedhjet e ardhshme të koalicionit aktual qeverisës.
Nga ana tjetër, Genc Pollo, tanimë jo kryetar i PDR-së, por pjesë e PD-së, pohoi se ky është një bashkëpunim i frytshëm midis dy forcave politike. Sipas Pollos, këto dy parti nuk i ndan asgjë në program dhe nuk ka dallime midis tyre. Bashkimi i plotë mes Partisë Demokratike dhe asaj Reformatore ishte paralajmëruar nga segmente të PD-së dhe PDR-së që në muajin gusht të këtij viti.
1999, si u krijua PDR-ja
Shkëputja e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike e ka zanafillën në shtatorin e vitit 1999, kohë në të cilën kjo parti po zhvillonte edhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të saj. Kështu, për herë të parë, Genc Pollo provon që të hedhë kandidaturën e tij për të garuar me kreun e asaj kohe dhe që e ka ende këtë post, Sali Berisha. Por një ditë para se të zhvillohej procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit, kandidati Pollo u tërhoq nga gara me argumentin se nuk po bëhej garë e ndershme. Më pas, situata u rëndua deri në momentin kur një grup i deputetëve që e mbështesnin Pollon, vendosën të largoheshin dhe nga partia, duke deklaruar se shkak ishte bërë mungesa e demokracisë në këtë parti. Por duket se pas rreth 9 vitesh diferencat mes këtyre dy partive nuk kanë ekzistuar realisht dhe e kanë kuptuar se qëllimet e tyre për të ardhmen kanë qenë të njëjta. Shkrirja e plotë në të gjitha strukturat, pra që nga degët deri tek forumet qendrore drejtuese, do të konsiderohet e përfunduar pas mbajtjes së zgjedhjeve brenda PD-së që parashikohen brenda tremujorit të parë të 2009-ës.
Pikat e marrëveshjes
-Bashkimi do të shtrihet në të gjitha strukturat e partive: që nga degët, organizatat mbështetëse (forumet rinore dhe forumet e gruas) e deri në forumet qendrore drejtuese.
-Anëtarësisë së të dy partive u njihet automatikisht vjetërsia e jetës së mëparshme në formacionet politike respektive.
-Në funksion të bashkimit, degët në të gjitha rrethet do të nisin menjëherë shkrirjen e tyre, proces i cili shkon paralelisht me zgjedhjet e reja në parti, që do ta përgatisin forcën tonë politike për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.
-Kryetarët dhe kryesitë e çdo dege si dhe drejtuesit e organizatave mbështetëse do të udhëheqin të gjithë procesin e bashkimit.
-Procesi i bashkimit në të gjitha nivelet quhet i përfunduar pas zhvillimit të zgjedhjeve të reja në parti, të cilat parashikohen që të kryhen brenda tremujorit të parë të vitit 2009.
-Gjatë gjithë kësaj periudhe, deri në bashkimin e plotë, të gjitha strukturat e të dy partive do të bashkëpunojnë ngushtësisht për realizimin e kësaj nisme për të gjitha aktivitetet e tjera partiake.