Berisha në Stamboll, takon Erdoganin
Kryeministri Berisha u nis dje në Stamboll, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me ftesë të themeluesit dhe presidentit të këtij forumi, Klaus Shvab. Sot, në një nga panelet e forumit, Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë, ku do të fokusohet në zhvillimet ekonomike në vend, reformat financiare dhe ekonomike të ndërmarra nga qeveria, për krijimin e një klime të favorshme dhe lehtësuese për biznesin dhe investimet vendase dhe të huaja. Gjatë qëndrimit në Stamboll, Kryeministri Berisha do të ketë takime, ndër të tjera, me Kryeministrin turk Reçep Taip Erdogan, me Kryeministrin e Pakistanit, me Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).