Berisha, Figovski: Qendër për nanoteknologjinë në Shqipëri.
Në Shqipëri do të krijohet një qendër kërkimore shkencore, si dhe një impiant për prodhimin e nanoteknologjive. Kryeministri Berisha priti dje përfaqësuesit e “International Nanotechnology Center”, të kryesuar nga prof. Oleg Figovski. Përfaqësuesit e “International Nanotechnology Center” i propozuan Kryeministrit Berisha ngritjen e një qendre kërkimore shkencore, si dhe të një impianti për prodhimin e nanoteknologjive në Shqipëri. Kryeministri Berisha i shprehu grupit të shkencëtarëve mbështetjen e qeverisë për ngritjen e kësaj qendre, si dhe të këtij impianti prodhues. Nga një parastudim i këtij grupi sugjerohet si vend për këtë impiant parku industrial i Spitallës. Kryeministri i falënderoi për projektet e propozuara dhe i siguroi që qeveria e tij do të garantojë mbështetjen institucionale dhe ligjore të tyre